Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 514 515 516 517 518 519 520 521 522 [523] 524 525 526 527 528 529 530 531 532 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga arturm datë 04 Qershor 2011 - 13:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



Lum si Shqiptaret! Popull ma i degjenerum ( te pakten ne Europe)!!!

Epo, te festo(sh)het-gezo(sh)het per Kriminelet, ke humb si njeri cdo sens njerzor!

Vizioner!
Mund te bej nje konsiderate?

Eshte shume e kollajte ta shikosh fajin ne oborrin e tjetrit, por mundohu te shikosh edhe ne oborrin tend.

Hiq pislleqet ne fazen paraelektorale (zhvendosje votuesish, punesime provizore ne administrate tj) fazen pas elektorale Sala e administroi me shume zgjuaresi (edhe pse me tinzellek do thuash ti, dhe jam dakort). Ai shfrytezoi mjetet qe i jepte ne dore pozicioni i tij (si shumica ne KQZ, presioni qe mund te behet ndaj gjykates etj) per ti cuar ne favor te tij. Nuk eshte moralisht e drejte do me perserisesh, jam dakort, por u be (dhe mund te behej).

Tani po te them nja dy gjera qe ka gabuar (por sipas meje jane faje) Edi Rama.

1) Ndryshimi i kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit me 71 vota (jo me kot e para e kish me 2/3 e votave, pikerisht per te krijuar mundesine e krizave/zgjedhjeve te parakohshme). Tani Edi nuk mund te krijoje asnje krize kur ti mbaroje mandati Bamirit.
2) Ndryshimi i Kodit zgjedhor me nje sistem (thone spanjoll, qe s'ka mundeis te frementohej ne shqiperi) as mish as peshk, te ideuar nga Kastriot Islami.
3) Ndryshimi i Kodit zgjedhor ku e BENTE KQZ NJE ORGAN PARTIAK. E kam njohur nga afer KQZ e meparshme dhe mund te te garantoj se kish arritur nje fare profesionaliteti institucional fale formules me te cilen zgjidheshin antaret.
4) Siguria qe kishte ne vetvete ne 2009 qe coi ne largimin e Ilir Metes nga nje koalicion i mundeshem (te njejten gje beri me Hysni Miloshin, apo jo?)
5) "Meshirimi" I Sali Berishes per Gerdecin (ishte i vetmi moment qe e hidhte malokun nga kali pa pushke (sic ka thene i ndjeri Namik Hoti). Me Gerdecin me kujtohen ato filmat ku behet ndonje duel dhe me i forti "e le te marri prape shpaten kur ja ka hedhur kundershtarit". Pastaj kundershtari cohet dhe e vret. E cfare do qaj une per ate qe meritonte te fitonte?
etj etj etj

6) GABIMI ME I MADH DHE TRASHANIK (pas lojes qe i beri me kutite) ISHTE HYRJA NE ZGJEDHJE ME TE NJEJTEN PERBERJE (te pakten perberjen te kish ndryshuar) TE KQZ.
Cfare prisje ti, qe ta zbatoje ligjin tani Arben Ristani?
Po ata kur te hodhen poshte 4me2 ne 2009 ligjin qe thoshte (shprehimisht) "kur dy nga anetaret e KQZ kerkojne hapje kutie ato duhet te hapen", QE FLISTE SHQETO, cfare pret qe te bejne me votat e hedhura gabim (qe mund te interpretohet), te zbatonin ligjin?

Cfare mendon per kete reflektim?
Se PS po e ben si ai skeci me Luftar Pajon "ke faj ore ke faj".
Po ky i yni s'ka faj fare mor aman?

Psh


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 514 515 516 517 518 519 520 521 522 [523] 524 525 526 527 528 529 530 531 532 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.