Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 516 517 518 519 520 521 522 523 524 [525] 526 527 528 529 530 531 532 533 534 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Disa skena qe mund te jene material interesant per vezhguesit, jane misherim deshperimi per protagonistet: femra e vogel, me nje pamje te shpushpurisur nga nje nate tjeter e pagjume ne saje te shtatzanise te saje, barkun sa nje top futbolli, i afrohet mashkullit biond, me syte blu marramendes dhe duke i prekur fytyren i thote disi ne konfidence:
"sonte do besh gol me duket, paske hequr mjekren, prere floket,...s'ka per te te rezistuar."
Diku ne nje qoshe, femra e thyer - por jo nga shtatzania, degjonte me sy te njomur ndersa mundohej qe floket sterr te zeza t'i perdorte si mburoje. Femra futboll, qe brenda saje mbante frutin e nje lumturie te supozuar, po germonte thelle ne deshperimin qe ai mashkull i kishte sjellur femres te thyer, nderkohe qe kjo qenie luftonte cdo dite me mungesen qe i sillte prania e tije. Femra futboll nuk e dinte kete; nuk kuptonte qe mes tyre, dikur, kishte pasur diçka. Femra fuboll po bente shaka te embla me nje koleg te sajin dhe seksin qe do kishte ate nate ne saje te pamjes te tije te permiresuar. Femra futboll nuk kuptonte qe ajo po shprehte me ze te larte ate qe femra e thyer s'kishte arritur kurre ti pranonte vetes: ai ishte i nje tjetre!!
Dhe vezhguesja, ne nje kend strategjik duke konsultuar ca raste, kishte vene re cdo gje. Ajo nuhaste dhimbjen e femres te thyer, kishte empati per te,...kryqezuan disa here shikimin ne shenje mbeshtetjet dhe vazhduan punen. Ne dreken e tyre ai s'egzistonte me.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 516 517 518 519 520 521 522 523 524 [525] 526 527 528 529 530 531 532 533 534 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.