Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 517 518 519 520 521 522 523 524 525 [526] 527 528 529 530 531 532 533 534 535 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga Fajtori datë 01 Tetor 2009 - 15:05:

Te jetosh ne Shqiperi kete vere do te thote te nderrosh 100 jete, te kalosh gjendje emocionale dhe shpirterore qe zor se mund ti pillte ndonje ambjent tjeter. Ketu nje Teodor Keko t’i jep kuptim jetes dhe ti perfundon te urosh ate qe shpiku Suspend-in e kompjuterit per te lejuar kapjen e shpejte te mendimeve. Ketu laptopi merr nje tjeter rendesi, ti nuk i bie me egersisht me gishta si ritmi i seksit te pa menduar. Ketu arrin te ndjesh, te qartesosh idete. Ose ndoshta eshte thjesht efekti i moshes, perplasje faktoresh qe pjekin mendimet. Nje liber, nje Flor, nje Jul, nje shije vetmie e vjeter qe kesaj rradhe ka boten 11 vjecare me vete. Ato 11 vjet te jetuara jashte, qe vaksinojne luhatjet emocionale drejt nje forcimi te padyshuar te penisit 30 vjecar.

Qe te shkruhen keto rreshta ka akoma autore per tu permendur. Sonte, per shembull, nuk piva thuajse fare, kalova harkun kohor 19-02 me nje nescafe dhe nje birre. E megjithate u ndjeva i pire, si per force te zakonit kur i afrohem nates. Ama me pelqen kjo nate, edhe pse pa pije, pa femra e pa epshe. Ja dedikova vetes dhe prehjes keto ore, teksa germezat e librit te Kekos me humbetuan tek nje forme te qarte perjetimi, njesoj si te dashurosh nje njeri dhe te imagjinosh fije per pe jeten qe do beje me te.

Telefonata e Florit ishte fantastike. Pabythesia ime per te zgjedhur beri qe mos e mbaroja tregimin e nisur. Ne nje ane kisha telefonaten qe ndjeja ta beja, ne tjetren friken se do mbetesha i dhjere pas saj. Ja pse tregimi ishte sigurimi me i mire per tu perdorur si tampon i zhgenjimit te momentit. Edhe ky efekt i Shqiperise eshte, te kesh nevoje te besh dy gjera ne te njejtin moment dhe ti justifikosh me njera tjetren. Pak a shume sic beri Flori me mua (dhe sapo me informoi me sms) duke perdorur telefonaten tone per te shker.dhjepsur trute e dikujt tjeter.

Ehhh, dhe ashtu si puna e tregimit te mpleksur me telefonaten, edhe keto rrjeshta u mpleksen me SMS-te… per ti vjedhur vazhdimesine ketyre mendimeve.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 517 518 519 520 521 522 523 524 525 [526] 527 528 529 530 531 532 533 534 535 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.