Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)


Postuar nga misterioz datë 13 Shkurt 2006 - 12:10:

LUFTE "QYTETERIMESH", APO... TURPI I BOTES?



Nga Pano Hallko

Deklaratat e ministrit italian te Reformave, deputet i Liges se Veriut, Roberto Kalderoli, sollen peshtjellim ne qeverine italiane. As me shume e as me pak, ky minister i ben thirrje Papes per ... Kryqezata kunder islamit. "Gjendja,- tha ai,- eshte shume serioze. Cdo qytetar italian rrezikohet te humbase jeten, te vritet, sic ndodhi me priftin tone (italian) ne Trapezunda. Islami kane shperthyer ne nje fushate urrejtjeje dhe per kete duhet te marrim masat tona. Kunder tyre, mund te fitojme vetem me force. Sepse ata kane nderruar strategjine: Me pare se te perdorin terroriste, vene ne levizje masat e gjera. Duhet te nderhyje Papa, ashtu sic vepruan Papet e viteve 1500-1600, te cilet merrnin ne dore fatet e vendit (pra qeverine) dhe krijonin aleanca te medha per te fituar kunder rrezikut islam". E verteta eshte qe Vatkani mban nje pozicion shume te rezervuar. Madje Papa ne lutjen e tij te para disa diteve, nenvizonte: "Uroj qe flijimi i priftit Sandoro te sherbeje ne vazhdimin e dialogut dhe te paqes".

Historia ka vertetuar se kur eshte paracaktuar qellimi i "perplasjes se qyteterimeve", gjithnje eshte gjendur nje djalosh "adoleshent" nga ustallaret per te bere ... punen e shejtanit. Ustallaret, ata me mjeker, ne kuptimin e plote por edhe figurativ te kesaj fjale, takohen me njeri-tjetrin, buzeqeshin para kamerave, "luten" per paqe e mirekuptim mes njerezish e fesh, madje per velllazerim mes tyre, etj., etj., si keto...

Vetem keshtu mund te shpjegohet fakti qe sot ne Palestine "trupi votues", nuk e ka problem per 700 milione dollare qe ishin vjedhur vetem ne ish-Ministrine e "Drejtesise" se tyre, por tek skicat dhe karrikaturat e Muhamedit te botuara ne gazetat europiano "perendimore". Duke pasur parasysh keto ngjarje, por edhe historine e pergjakshme ne thellesine e shekujve mes myslimaneve dhe kristianeve por edhe "mes vedit", greket kane disa shekuj qe kane nxjerre ate thenien e arte..."Djale prifti, nip shejtani"...


Marre nga gazeta "Koha Jone".

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=46055


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.