Forumi Horizont Gjithsej 433 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 433 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- vargjet qe ju ngelin ne mendje... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11204)


Postuar nga Eria datë 02 Qershor 2007 - 21:53:

Pirro Cako

Fajtori.Com
Timo Flloko - P. Çako

Emrin Linda shkruaj.
Unë jam, të përgjigjem.
Sa më ke munguar,
Vite po më duken.

Kam qenë me provime,
dhe sot i kam mbaruar.
Thashë se më harrove.
Jo, s’të kam harruar,
në temën e hartimit,
veç për ty kam fantazuar.

Sikur ta dish ti të vërtetën,
o Zot, ç’po ndodh kështu me mua?
Sa herë chat-oj më dridhen duart,
dhe pa të parë, një prekje ëndërroj.

Ah, sa shumë do të doja,
zërin ta degjoja.
Unë kam një të fshehtë,
por ti s’e di akoma.

S’ka rëndësi për mua,
veç ty të të shikoja.
Vallë, jam une fajtori?
Je, por unë të dua,
dhe kam një parandjenjë, çudi,
princi i kaltër për mua do të jesh ti...

Por unë, më kot kërkoj të fshihem,
Tani gjithçka e kam kuptuar.
Sa herë chat-ojmë na dridhen duart
dhe pa u parë, një prekje ëndërrojmë.
Se dashuria nuk njeh moshë,
ajo kur vjen ndez vetëm zjarre.
Ne kjo magji na dehu fare,
dhe pa u parë një prekje ëndërrojmë.
Sa herë chat-ojmë një puthje ëndërrojme.


  Gjithsej 433 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 433 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.