Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)
terapia e migrenes
Cod. A18112007
terapia e migrenes (e sidomos ne formave polimorfe qe paraqitet dhimbja e kokes) eshte me te vertete shume komplekse dhe per momentin mund ta pranoj qe shkon pertej dijes se pergjithshme qe kam rreth saj!
normalisht qe te vleresosh se cila eshte terapia me e sakte,duhet te konsiderohen edhe shume informacione te tjera si psh gjumi qe behet,veset e ndryshme si pirja e kafes,duhanit etj qe influencojne ne kete gje,streset ne pune etj per faktin se ne terapine e saj,gjeja e pare qe keshillohet jane pikerisht modifikimi i ketyre veseve te ndryshme sipas nje programi qe personi vete duhet ta beje.
per sa i perket ceshtjes se terapise nga ana popullore,personalisht nuk di gje dhe ne kete pike do kerkoja ndihmen e Enigmes duke qene se e kam pare qe ka sjelle materiale te ketij tipi ne forum,me shpresen qe ajo do mund te gjeje dicka me teper. per anen farmakologjike ilacet jane te shumte dhe shkojne qe nga naprokseni,ibuprofeni sic the ti (dhe gjithe klasa e tyre),steriodet si prednizoni, e deri tek antidepresivet si klasa e triciklikeve! problemi qendron ne faktin qe nuk ka akoma nje sasi te dhenash te mjaftueshme per te bere nje kure standarte per kete gje (1) dhe mjeket japin terapite me shume ne baze te eksperiences se tyre klinike. do ta ckeshilloja nisjen e nje terapie te personalizuar pa mendimin e mjekut edhe per faktin se shume prej ilaceve te mesiperm qe permenda kane edhe efekte kolaterale te cilat duhet te merren parasysh!
nje pergjigje e tille mund te mos duket shume ndihmuese por nga ana tjeter me teper nuk di cte them sepse eshte jasht limiteve te mija
(1) Chronic Daily Headache (N Engl J Med 2006 354;2 158-66)
p.s: pas nje fare kohe (pas disa ditesh besoj) kjo teme do te zhvendoset ne temen "Ilacet dhe kerkimet rreth tyre"!
arsyet:
-fakti qe po flasim per nje terapi te mundshme!
-mundesia qe me vone,nese ka te reja,ti bashkangjiten ketij postimi!
Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.