Forumi Horizont Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)


Postuar nga lost_soul datë 07 Shtator 2011 - 03:47:

Bukur Lorie.
Vetem se nje ateist nuk ka kurre problem me mbushjen qe i ben feja njerezve. Sic e shpjegove edhe vete me elokuence, dikush mbushet nga poezia, dikush tjeter mediton me vite ne shpelle, dhe ty psh te mbush ideja qe nje dite do takosh Jesusin. Mbushja nuk eshte problemi.

Pjesa "idiote" (meqe e perdorem kete fjale, jo per ofendim) e nje feje eshte "truth claims" qe ajo ben.
Jane shprehje per te cilat ka nje vlere vertetesie. Psh, kozmosin e krijoi zoti, bota u krijua ne 6 dite, apo njeriu u krijua nga pluhuri, dhe si rrjedhim nuk ka lidhje me kafshet. Etj si keto.

Dhe me beso, simbolizmi perseri nuk eshte problem, por sic e shpjegova, problemi qendron tek e verteta qe keto shprehje pretendojne qe percjellin.

Tani si arrin njeriu tek e verteta?

Shpresohet qe meqe jemi njerez, duhet arritur me arsyetim. Ne fund fare, behet nje hap besimi, se e verteta rreth natyres nuk mund arsyetohet pafundesisht. Shkalla e besimit pra eshte ne porpocion te zhdrejte me arsyen. Sa me shume arsyetohet aq me i vogel ngelet hapi per besim. Shkalla e besimit/arsyetimit percakton besimtaret, ateistet dhe gjithkend tjeter ndermjet.

Ne vija te pergjithshme besimtaret kane hequr dore nga arsyetimi shume heret, e kunderta ndodh me ateistet. Nuk eshte e rastit qe shumica e shkencetareve sot jane ateiste (ka edhe perjashtime). Nuk eshte e rastit, qe sa me e zhvilluar nje shoqeri aq me shume ateiste gjen dhe gjithnje e me pak besimtare.

Tani une e di ne kete moment reagimin tend, sepse ti je njeri me llogjike te forte (ne ndryshim nga shelgu), dhe ke arsyetuar ne quest-in tend per zotin. Por ja qe per mendimin tim, ke gabuar dhe gabon ne arsyetime.

Po e mbyll se u zgjata shume.


  Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.