Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datë 11 Qershor 2016 - 21:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bjeri telefoni

Nje sekonde njehere! Ngjarja qe ti sapo tregove fajtor, mire qe nuk te ka cuar ne hetim dhe ne arrestim, pasi njeriu pas telefonit mund te jete nje keqberes! Por po e ndryshoj ngjarjen tende, dhe po them se ti u lidhe me e-mail me nje media te caktuar dhe 1. ti je (behesh) i njohur per kete media nga emri yt ne adresen e e-mailit, 2. problemi yt eshte thjesht nje pyetje apo disa pyetje, si p.sh., si mund ta ndihmojme kete familje te kercenuar ne njerzit e penes, a na lejohet ndonje shkrim ne median tuaj, a na lejohet organizimi i nje peticioni, etj. pyetje te tuat. Pas ketij e-maili, ti nuk merr pergjigje per pyetjet e tua, por merr nje e-mail nga kjo media per programin javor/ mujor te kesaj medias. Ti i shkruan serish pyetjet e tua dhe nuk merr pergjigje kurre per keto pyetje qe ke bere. Nga ana tjeter ti shikon ne shume media te tjera, (sic kam pare dhe une, ne rastin e asaj shoqates qe permenda), se kryetari i kesaj medie nuk merr nje pergjigje nga ministria e kultures, pas nje pyetje qe ai ka drejtuar atje, (sic dhe Petrit Ymeri i shoq. se botuesve shq. bente gjemen ne nje interviste te tij, se perse min. e kult. nuk i kish kthyer pergjigje per nje problem te ngritur prej tij)!
Mire deri ketu, se keto lloj "injorimesh" jane te zakonshme ne Shqiperi. Por po themi se ky nuk eshte rasti i pare i ketille, qe ty te ndodh, e biles as rasti i pare qe ti e denoncon ne media, (sic edhe Petrit Ymeri e denoncoi ne media rastin kur min. e kult. nuk i ktheu pergjigje). Ne shume raste te ketilla qe ti denoncon ne media, ti perplasesh me heshtje te plote. Mor po nuk te thote as edhe nje gazetar te pakten: ma sqaro me mire problemin, qe ta ndjek, pasi pershkrimi yt eshte disi i turbullt!
Mire deri ketu, se po pranojme qe media e tere eshte e paguar, pra ne jetojme ne nje diktature, ku cdo mendim i pavarur cencurohet me te gjitha rruget dhe menyrat. E per tu dukur se ekziston nje fare demokracie, jepen (gjoja) perplasje te vete krereve, sa per tu hedhur sy njerezve, se ja demokracia ekziston. Por per tu gjykuar nuk gjykohet as edhe nje! (Pra si dhe ne rastin ku Petrit Ymeri gjoja na ankohet ndaj min. se kult. se pse nuk i kthyen pergjigje!) Mirpo tani na del nje problem kardinal! Nese kjo lloj censure, apo kjo lloj diktature, u behet e njohur nje shumice njerzish (nepermjet internetit), dhe nese kjo shumice njerzish as qe interesohet fare per disa shqetesime qe nje njeri na ngren, atehere ne kete rast une do te thoja se, ose ky shqetesim nuk eshte artikuluar si duhet, keshtu eshte i pakuptueshem per njerzit, ose ky njeri nuk ka te drejte, pra shqetesimi i tij eshte vetem ne koken e tij, pra ai eshte i semure nga mendja, ose kjo shoqeri nuk eshte normale, (mund te jete e paditur, e lodhur, e mashtruar, etj), sa te dalloje nje padrejtesi, qe neser dej mund te shtohet, apo ti bjere edhe shume te tjerve.
E kuptove pra ne fund problemin?!? Kemi te bejme me nje detyre informimi qe nje person juridik (institucion, shoqate, organizate, zyre shteterore, organ, etj.), duhet ti jape nje personi civil. Dhe kjo detyre nuk kryhet! Pervec kesaj, edhe media ben veshin e shurdher! Dhe se fundi nuk po dallohen as mendime te njerezve per te tilla probleme, (pa llogaritur ketu qe, ashtu si ne media, kemi edhe ne internet sherbyes te parellinjve, njerez pa karakter, qe keto shqetesime te shfaqura ne internet, ti emulsojne me menyra te sterholluara, per te cilat do flas tjeter here)!
Ku calon pra problemi, ne rastin tim, tendin, e te tjerve???


  Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.