Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Petro Marko, iu rrëfej Himarën time (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2833)


Postuar nga Fajtori datë 06 Shtator 2010 - 06:16:

Vari l... e paskam bere çarçaf.

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


e shikon dhe ti je indokrinuar nga propaganda greke Faje

Si ore pakica kombetare ne Himare ... referoju historise nuk ka asnje grek ne ate toke jane te gjithe shqiptare te zbritur nga miredita te vendosur atje 200 -250 vjet me pare ne mos gabohem.

Mgjate ka pakica kombetare greke ne shqiperi rasti i fshatrave te dropullit shteti yne zbaton me perpikmeri ligjin e pakicave kombetare kurse ne greqi ca ndodh shqiptaret trajtohen si kafshe ca behet me shqiptaret e camerise nuk kane asnje shkolle shqiptare nuk ju njihen pronat etj etj ja pra shteti i spitullaqeve




Tani, tjetri thote jam grek. Ti i thua jo, je shqiptar. Ca rendesi ka ti referohesh historise kur tjetri se ndjen veten shqiptar? Nese ke fuqi beje te ndihet shqiptar, nuk mund ta vrasesh tjetrin per bindjet e veta. Ne zonen e Dhermiut, deri ne Himare, ka disa fshatra qe konsiderohen si pakice greke. Kane patur gjithmone lidhje me Greqine (njerez, te aferm, gjuhe, prona, etj) dhe i kane dhe sot. Lidhjet e asaj zone me Greqine jane te natyrshme, siç jane lidhjet e Bolzanos me Austrine. Ndarja ne shtete dhe emertimi shqiptar apo grek eshte nje fallsitet i koheve moderne.

Problemi i shqiptareve kohet e fundit eshte se po u zgjohen endrrat e bashkimit etnik. Por kam frike se me njerez si puna e Raimondit qe neser mund te jene ne politike (dhe sidoqofte influencojne publikun) shqiptaret do hane koken e tyre. Greqia ka 1 milione te meta, por nuk do arrije kurre nje grusht shqiptaresh kaubojsa qe ta perdhosin, ta poshterojne dhe te dalin pa lare.

Juve shikoni endrra pa fund, sidomos shqiptaret e amerikes qe kane dale te gjithe ekstremiste nacionaliste duke share greket. Nuk them se greket jane te mire, por shqiptaret nuk kane as reputacionin dhe as kulturen per te poshteruar greket. Shqiptaret jane ata qe shiten per nje vize ose per 10 mije leke buke. Nuk do arrije kurre nje popull i tille, qe akoma nuk ka lare hesapet me te kaluaren dhe udhehiqet nga anetaret e PPSH-se, te poshteroje nje popull 10 here me te madh dhe me tradita politiko-kulturore historike. Nuk mundet nje popull qe ngre prapanicen perpjete para xhamise ne mes te Tiranes ti jape leksione botes per menyren si duhen shtypur mirditoret qe jane konvertuar ne greke prej 250 vjetesh. As bota nuk i pranon keto gjera, as te fituar nuk dalin shqiptaret. Raimondi ka qejf shume te mbeshtetet tek turqit per tu bere garip me greket. Imagjino sa langaraqe dalin shqiptaret, sjellin vellain e madh te zihet se nuk ua mban vete. Ka vetem nje menyre qe Shqiperia te marre rendesi ne bote: te behen vendet myslimane te lindjes siperfuqi dhe te vleresojne prapanicat e ngritura ne Tirane. Por edhe ne kete rast Shqiperia do ishte pa identitet, sepse Shkodra nuk eshte vend myslimanesh dhe ka qene gjithmone pro-perendimore, pro-Venedikut, etj. Maksimum Shqiperia do ndahej ne dysh, ne tresh, ne dhjetsh.

Rrjedhimisht, pyetja qe behet per ndonje ekstremist si Raimondi eshte: cfare eshte shqiptare tek shqiptaret? Muzika tallava? Imam bajalldia? Kenget me qyp? Apo kenget e imituara nga greket? Te tjerat e imituara nga francezet e italianet? Filmat e imituar nga serbet (Kusturica)? Deshirat alla amorçe per te qene te gjate si malazezet? Festat kombetare per te imituar te krishteret, ortodokset, myslimanet dhe bektashinjte?

Te jesh krenar qe je shqiptar eshte si te jesh edhe me viktimen, edhe me kriminelin. Pra domethene mos te kuptosh asgje nga variacioni i nje shteti dhe te pretendosh se mund te behesh avokat i secilit. Perballja me himariotet nuk mund te jete perbuzese, siç nuk eshte poshteruese perballja e shtetit italian me siçilianet, qe kane kulture mafioze dhe kriminale.

Keni degjuar njeri t'ia thote troç napoletaneve e siçilianeve se kane mentalitet jo-italian qe duhet shtypur dhe vrare? Jo. Behet propagande kunder krimit, jo kunder popullit. Ndiqet politike bashkuese, jo ndarese. Eshte kollaj te vrasesh e presesh himariotet, apo te besh te fortin me vellain e madh turk (per te konfirmuar se Shqiperia eshte sahan i Turqise dhe per tu kthyer para 1912-es), por keshtu Himaren do e humbje. Nese ve ne dyshim mentalitetin e nje zone te tere duhet te vesh ne dyshim ekzistencen e Shqiperise si shtet. Ashtu si italianet e veriut qe duan te ndahen nga Napoli dhe Siçilia vene ne dyshim ekzistencen e Italise. Pikerisht sepse Italia eshte edhe Napoli, edhe Siçili, edhe Lombardi. Shqiperia eshte edhe Shkoder, edhe Himare, edhe Vlore. O gjehet gjuha e bashkejeteses, ose shkrini shtetin fallco per te cilin jeni krenare.

Pra, paradoksalisht, sa me shume njerezit jane krenar qe jane shqiptare aq me shume shkaterrojne Shqiperine. Une s'jam krenar qe jam shqiptar. Me vjen me shume turp nga korrupsionet e qeverise aktuale sesa nga himariotet qe duan te jene pjese e nje vendi tjeter. Pa llogaritur qe kush eshte emigrant ka zgjedhur te jete pjese e nje vendi tjeter, tamam si himariotet.


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.