Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga sarandaebukur datë 25 Janar 2007 - 09:17:

Shkruar nga Administrator   


Këshilli i Evropës miraton rezolutën për Kosovën me 149 vota pro dhe 99 kundër

Serbët dhe rusët kundërshtojnë paragrafin e pavarësisë
Këshilli i Europës ka miratuar dje pasdite në Strasgurg me 149 vota pro dhe 99 vota kundër rezolutën për Kosovën. Në rezolutën e hartuar është hequr paragrafi numër katër i cili përmbante njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kanë qenë deputetët serbë dhe rusë, të cilët e kanë kundërshtuar paragrafin.

Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar dje para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk ka thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin, njofton reporteri i RTK-së.

Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd.  Ahtisaari falënderoi Këshillin e Evropës për ndihmën e dhënë në procesin negociator- sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejatve të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën, edhe pas definimit të statusit. 
Implementimi
Institucionet e Kosovës, të cilat do të jenë implementuese të pakos së Ahtisarit pas zgjidhjes së statusit, nuk duhet të tregojnë vetëm vullnet të mirë që ta bëjnë këtë, mirëpo duhet edhe të tregojnë angazhim të madh në këtë drejtim, ka thënë kryenegociatori Marti Ahtisari në deklaratën e tij drejtuar Këshillit të Evropës. Ai ka shtuar se pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, do të ketë një prani të fortë ndërkombëtare të udhëhequr nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili do të mbikëqyrë implementimin e statusit.

Pakoja e Ahtisarit
Propozimi bazohet në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, nëpërmes një Kosove demokratike dhe shumetnike, ku të gjithë qytetarët janë të garantuar dhe të mbrojtur me ligj, ka shtuar Ahtisari. Pakoja e statusit bazohet në kompromisin që është arritur gjatë bisedimeve, ndërsa për pjesën ku nuk kishte pajtueshmëri unë kam propozuar zgjidhje, të cilat besoj se janë fer dhe të drejta, tha Ahtisaari.

Ahtisari ka shtuar se ndërtimi i një shoqërie shumetnike nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Krijimi i institucioneve politike dhe një bazë ekonomike e sociale nëpërmes të cilave të gjitha komunitetet do të mund të jetojnë në paqe është një ndër qëllimet kryesore të Ahtisarit.

Ai ka kërkuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të gjithë deputetët, që të vazhdojnë të japin kontributin për të zbatuar me sukses vendimin për statusin.
Ahtisari: Jo më negociata
I dërguari i posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dje, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pohoi se nuk do të kthehet më një raundi të ri të negociatave në lidhje më çështjet të cilat veçse janë diskutuar, pa arritur një marrëveshje.
“Ndoshta ka ndonjë aspekt të ri, të cilin palët dëshirojnë të ma paraqesin dhe pas kësaj kam ndërmend ta finalizoj raportin tim dhe ta paraqes para Këshillit të Sigurimit, dhe atëherë do të fillojë procesi i vërtet,” tha Ahtisari.

Hiqet paragrafi numër katër
Rezoluta fillimisht parashikonte pavarësinë e Kosovës me disa kushte. Ajo ishte përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.
Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë. Një pjesë e deputetëve e përkrahën rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.
Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, ishin deputetët nga Serbia. Deputetët rus në asamblenë parlamentare ndërkohë kërkuan që pika 4 e rezolutës të hiqet nga rezoluta dhe më pas ajo të votohet.
RTK njoftoi se pika e 4-të e rezolutës e njeh interesin serb për ruajtjen e integritetit territorial, por, po ashtu, në atë pikë shprehet besimi se pavarësia e Kosovës, me disa kushte, është zgjidhje që siguron paqe afatgjate dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë rajonin; në këtë pikë po ashtu kërkohet nga Serbia që të ketë qasje më fleksibile dhe pragmatike ndaj negociatave për status. 
E Enjte 25 janar 2007
Koha Jone

  
 


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.