Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Shpesh nuk kuptojme vleren e gjerave deri ne momentin qe si kemi,e dija qe do me mungonte prezenca e tije,por se imagjinoja deri ne kete pike.
Dite pushimi per prinderit,ca dite pushimi mbas sezonit dhe per mua.Me zgjuan aromat e mengjesit qe po pregatiste mamaja.Ashtu-vjedhurazi zvarritur deri ne dhomen time.
Ne nje moment doja te ngrihesha,te veja ne dhomen e tije dhe ta zgjoja.Natyrisht,si perhere do fuste koken nen jastek si nje struc duke thene qe i flihej dhe pak e qe do bente mengjes me vone.E une do i hyja ne krevat perkrah tije,sic mund te kem bere me dhjetera here,dhe do rrija ne heshtje duke ditur qe mbas pak minutash do fillonte me rrefimet e tija te radhes.Cdogje ne lidhje me miqet e tije,saqe ne nje pike kisha pershtypjen qe i njihja te gjithe me vite,ne lidhje me proffet,kush i pelqente e kush jo,projektin e fundit qe kishte ne dore…natyrisht une beja te njejten.Tani qe po e rimendoj,me duket sikur te ishim dy adoleshente te cilat i tregonin njera-tjetres per konkuisten e tyre te re.Kishte raste qe na bashkohej dhe babi,ulej ke kembet e krevatit dhe na bente graden e trete ne lidhje me studimet Edhe pse nganjehere versionet qe i jepnim njeri-tjetrit ndryshonin i cike me ato qe i jepnim ba’se
(por ishte per kauzen e mire-sic do thoshte ai vete,ndryshe s’do shihnim me sy celesat e makinave per jave te tera,ose-ose te harronim daljet e te premtave).
Ndersa po prekja ato pak gjera qe kishin ngelur prapa ne dhomen e tije bosh,kuptova me teper qe ai s’ishte e ndoshta ajo kohe s’do kthehej me.Heem,nostalgjia…,dikush tha qe mund te kemi nostalgji vetem per kohet e bukura,ca e vertete eshte ne kete thenie.
Po me rendonte ne ato momente vetia evolucionare e gjendjeve sociale : pse duhet te nderrojme nje gjendje ne te cilen ndihemi mire me nje te re ?Nuk mundeshim ti akumulonim ?
Nje pjese e imja donte ta shihte,TANI !!!! »Patience little heart,patience » do kishte thene Lawrence,por jo,ne kete rast s’doja une te isha e durueshme.E di si do me kishte perkufizuar Freud ?(meqe folem per anen poetike pse jo dhe per ate psikologjike ?!).Si nje njeri i cili gjate fazes te pershtatjes me realitetin nuk ka marrur ndalesa te mjaftueshme per te shtrydhur Es-in.Por kush e cante koken per kete ne ato momente ?
U vesha shpejt,mora celesat e makines nga tavolina ime e punes,ju thashe prinderve qe do veja pak min ta shihja dhe dola nga shtepia.
Ne pallton time kisha futur celesin e rezidences te tije,ate qe ai me kishte lene ne dore diten qe e bleu : « Ky eshte per ty »-me kishte thene(duke me lene te kuptoja qe duhet ta konsideroja si shtepine time te dyte).Vendosa te per****a celesat pasi mund te ishte dhe ne gjume e s’doja ta zgjoja,por sapo hapa deren nje mori notash me permbyti.Po i binte pianos.Sapo hapa dhe derene living me pa meqe pianoja shikonte nga dera.Ndaloi dhe deshi te ngrihej,ju luta te vazhdonte,e beri,ndersa une kisha ngelur e mbeshtetur ke dera.Stopoi serish dhe erdhi ke une duke me perqafuar per disa sekonda :
-« me ke munguar mistrece »
* »Dhe ti mua,si vajti ne France ? »
-« Mire,edhe pse nga fundi fillova te ndieja mungesen e routines qe kam ketu »
Qesha,nderkohe me mori pallton dhe e vari ne korridor.
« E di qe me kurseve nje udhetim ne kete ore ?Sapo po behesha gati te vija nga ju »
*”E po kam frike qe do te duhet te vish tani pasi i ka marre malli shume per ty”
-“Me telefonoi xhaxhai me pare duke me thene qe do drekonim bashke,keshtu qe do I shoh ne drake.Per me teper kam nje surprise per te,I kam sjellur veren e tije te preferuar nga Franca”
*”Do I behet qejfi,aq me teper kur ehste nga ty”
-“E di!Ke ngrene mengjes njehere ti?”
*”S’me hahet asgje ne kete ore”
-“As nje mengjes I pregatitur nga une-une?”Thote duke qeshur
* « oferte tunduese duhet thene.Ok-ok,dua vetem pak caj me luleshtrydhe dhe croissant te ngrohte”
-“Asgje tjeter?Ka torte ne frigo,te hahet?Ashtu me fruta sic te pelqen ty ! »
* »Ah jo,tani ne mengjes jo »
-« Si te duash,kur te te vete ne frigo e ke duke te thirrur ty »
Po e shihja nga banaku i guzhines duke pregatitur cdogje aq me kujdes,erdhi dhe vuri cdogje ne tavoline me pas dhe natyrisht ja nisi te me tregonte cdogje sikur te isha miku i tije i ngushte.Sa me kishte munguar...
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.