Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2003 - 08:26:

• Ne vitet 60, me zgjerimin e shtrirjen që morrën kërkimet gjeologjike, duke përfshirë gjithë territorin e vendit, si dhe me rritjen e numrit të mineraleve në kerkim mbi 40 lloj mineralesh, lindi nevoja e krijimit te ndërmarjeve të tjera gjeologjike, të cilat u ngritën mbi bazën e ekspeditave të ndryshme.
Kështu në shtator 1963 u krijua Ndermarja Gjeologjike e Pukes, e cila do të zhvillonte kërkim rilevim gjeologjik, punime kërkim zbulimi për baker, polimetale, krom, azbest e mineraleve të tjera. Drejtora kanë qënë : Ndrec Prendi (shtator 1963-1966), Muhedin Gerxhallliu (1966-1968), Nesim Shehu (1968-1969), Bajram Cuku (1969-1975), Riza Shabani (1975-1979), Dem Hodaj (1979-1981), Mufit Ferhati (1981-1984), Ndoc Vuthaj (1984-1991), Tonin Deda (1991-1995), Gjovalin Leka (1995-1998), Xhemal Hadraj (1998 -2000), Stak Gjoni (2000-vazhdim). Kryegjeologë kanë qënë Enrik Maliqi (1963-1965), Qazim Çaku (1966-1968), Vehap Bezhani (1968-1972), Polikron Vase (1972-dhjetor 1977), Tonin Deda (janar 1978-qershor 1990), Gjovalin Leka (korrik 1990-1995).
Ndermarja Gjeologjike Gjirokaster u krijua në shtator 1967, e cila do të merrej me kërkimin rilevimin gjeologjik, kërkim zbulimin e fosforiteve, te qymyrit, kripërave të gurit dhe mineraleve indrustriale, etj në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet e Sarandë. Drejtore kanë qënë: Foto Rrapi (shtator 1967-maj 1975) Afat Serjani (maj 1975 –nentor 1980), Vangjel Dhima (dhjetor 1980-1988), Panajot Korini (1988-1992), Theotaq Nika (1993-1997), më pas u kthye ne filial (Ali Gucaj). Kryegjeologe kanë qënë: Afat Serjani (shtator 1967-maj 1975), Isak Babaramo (maj 1975-1993).
Ndermarja Gjeologjike Shkoder u krijua në mars 1968, e cila do të merrej me kërkimin rilevimin, kërkim zbulimin e mineralit të bakrit, boksideve, titanomagnetitit, magnezitit, kaolinet, mermerëve, mineraleve industriale etj në rrethet Shkodër Lezhë e Malësi e Madhe. Drejtora kanë qënë: Haki Sokoli (prill 1968-dhjetor 1971), Eqrem Kaduku (janar 1972-korrik 1977), Mustafa Pipa (korrik 1977-shtator 1980), Vasfi Duka (shtator 1980-janar 1986), Osman Deltina (janar 1986-shtator 1991), Mehdi Shabani (shtator 1991-janar 1992), Zef Bicaj (janar 1992-dhjetor 1993), Ritvan Ahmetaga (dhjetor 1993-janar 1998), Osman Deltina (janar 1998-prill 2000), Stak Vukaj (maj 2000-vazhdim). Kryegjeologë kanë qenë: Hadi Tuzi (prill 1968-dhjetor 1971), Ruzhdi Sulejmani (janar 1972-1975), Vasfi Duka (1975-Shtator 1980), Qazim Çaku (shator 1980-dhjetor 1985), Engjel Delaj (janar 1986-shtator 1991) , Mehdi Shabani (shtator 1991-dhjetor 1993), Zef Bicaj (dhjetor 1993-janar 1998).
Ndermarja Gjeologjike Bajram Curri, u krijua më 1968, e cila do të merrej me kërkimin rilevimin e kërkim zbulimin e mineraleve të kromit, boksitet, bakrit, kuarcit, polimetaleve etj në rrethin e Tropojës. Drejtora kane qene: Isuf Sadiku (1968-1972), Man Ibra (1972-mars 1976), Haki Caslli (prill 1976-dhjetor 1979), Selim Papa (dhjetor 1979-1982), Mustafa Brahimi (1982-mars 1986), Musli Dardha (mars 1986-janar 1988), Zenel Neza (janar 1988- korrik 1992), Jakup Hoxha (korrik 1992-1994), Hysen Osmani (1994-korrik1995), Nezir Mekshiqi (korrik 1995-nentor 1998), Hasan Kuliçi (nentor 1998-vazhdim). Kryegjeologe kanë qënë : Ali Duraj (1968-prill 1972), Burhan Kodra (prill 1972-gusht 1973), Kristaq Dhima (shtator 1973-gusht 1977), Sulejman Ponari (shtator 1977- maj 1978), Musli Dardha (maj 1978-mars 1983), Jakup Hoxha (mars 1983-qershor 1983), Musli Dardha (qershor 1983-mars 1986), Hasan Kuliçi (mars 1986-1987), Hysen Osmani (1987-1990), Hasan Kuliçi (1990-korrik 1992), Nezir Mekshiqi (korrik 1992-korrik 1995), Zenel Treshnjeva (korrik 1995-dhjetor 1997).
Ndermarja Gjeologjike Korçe e krijuar ne janar te vitit 1969, e cila do të merrej me kërkim-rilevimin gjeologjik e kërkim-zbulimin e qymyrit të mineralit të bakrit, hekur nikelit, nikelit silikat, azbestit, lendeve të para për industrinë e qelqit e qeramikes, mineralet industriale etj në rrethet korçë e Kolonjë. Drejtora kanë qënë: Pandi Bellovoda (1969-1974), Bedri Hyseni (1974-1991), Besnik Pojani (1991-1993), Shkelqim Koçiu (1993-1996), Spiro Bello (1996-1998), Petrika Kita (1998-e ne vazhdim). Kryegjeologe kanë qenë : Perikli Jani (1969-1975), Xhemal Lavdari (1975-1982), Petrika Kita (1982-1992), Besnik Pojani (1993-1996), Arqile Palko (1996-1998).
Ndermarja Gjeologjike Burrel, u krijua ne janar 1969, e cila do të merrej me kerkim-riulevimin gjeologjik e kërkim-zbulimin e mineralit të kromit, bakrit, gureve dekorative e mineraleve te tjera në rrethin e Matit. Me 1 korrik 1975 u shkri dhe u be bashkimi me ndermarjen gjeologjike te Bulqizes, kurse me 1 janar 1980 u riorganizua perseri me vete ndermarjen gjeologjike Burrel. Drejtora kane qene: Rustem Çollaku (Janar 1969-qershor 1975), Jani Alabaku (janar 1980-shkurt 1983), Bashkim Duva (mars 1983-shkurt 1992), Zeqir Jauri (shkurt1992-maj 1993), Shaban Disha (maj 1993-maj 1994), Bashkim Vata (maj 1994-shkurt 1998), Bilal Koçi (shkurt 1998-maj 2000), Ramazan Ceni (maj 2000- e ne vazhdim). Kryegjeologe kane qënë: Shaban Stermasi (janar 1969-qershor 1975), Spiro Bello (janar 1980-mars 1984), Agim Shenjtari (mars 1984-tetor 1985) Ramazan Ceni (nentor 1985-mars 1992), Zenel Hysa (mars 1992-shkurt 1998).
Ndermarja Gjeofizike Tirane e krijuar ne janar 1971, eshte marre me punimet elektrometrike, magnetometrike, gravimetrike, karotazhin e puseve dhe metodat gjeokimike per kerkimin e mineraleve te ngurta, si dhe me punimet topografike-gjeodezike. Drejtora kane qene: Xhafer Lesha (1971-1983), Llambi Langore (1983-1992), Fatmir Duli (1992-1993), Asim Zajmi (1993-1995), Salvator Bushati (1996-1998), Radium Avxhiu (janar 1999-vazhdim). Kryeinxhiniere kane qene: Anastas Dodona (janar 1971-dhjetor 1975), Llambi Langora (janar 1976-1983), Mihallaq Malaveci (1983-1985), Fatmir Duli (1985-1992), Spartak Kasapi (1992).


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.