Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Maubert, ndoshta filozofia ndryshon nga psikologjia pikerisht ne pragmatizem. Njera e ka dhe tjetra jo. Une kuptoj qe shume gjera kane aresyet e tyre natyrale, por kjo nuk do te thote se do bashkejetoj me to.
Sidoqofte me intereson zgjidhja me shume sesa diskutimi i detajeve. Per mendimin tim rolin kryesor e luajne mediat. Nese keto godasin dhe tallin sic duhet arkaizmin shoqeror atehere shoqeria do te behet shume me homogjene dhe avash avash do kemi nje kulture te perbashket. Per mendimin tim mediat bejne pak ose aspak per te zhvilluar mentalitetin shqiptar. Me se shumti jane zhytur ne sistemin oportunist te reklamave dhe klaneve dhe nuk mendojne gjate per te ardhmen jo-monetare.
Shkrimet e mia permbajne natyrisht sarkazem, por vetem keshtu mund te degjeneroj prototipat e semure te shoqerise. Dhe eshte ky funksioni qe duhet te luajne fuqishem mediat. E ka bere me se miri kete Portokallia me personazhin e Ninit apo te goces se deputetit vitin e shkuar. Cdo njeri gjen tek prototipat humoristike pjese nga vetja qe i eleminon dhe fsheh. Mediat ne fund te fundit kane pikerisht kete funksion: te mbajne strukturen sociale te rregullt. Mediat shqiptare kete e bejne ne menyre te reduktuar. Ne fund te fundit jane pjese e kaosit historik dhe klanor. Le te marrim nje shembull tjeter. Te persektuarit. Deri me sot nuk eshte bere asnje emision i mirefillte qe te sqaroje nje nga nje kush kane qene te persekutuar dhe si u zhvilluan gjyqet. Kjo ben qe rinia te mos kete nje shesh te perbashket historik ku te ngreje vlerat morale. Ne mungese vlerash abosulte ndjek vlera relative dhe ndonjehere i hyn rrugeve ekstremiste dhe radikale.
Pra Maubert, mos shiko vetem anen negative te mllefit tim, por shiko edhe anet edukative. Ne fakt nuk shkruaj vetem nga koka ime por shkruaj shqetesime qe ndjejne dhe shoke te mite qe jetojne jashte Shqiperie. Dhe perderisa keto probleme pengojne kthimin tone ne Shqiperi me lejo te konstatoj keto difekte.
Persa i perket Freud-it, ai ka folur per turmat e rruges dhe i ka analizuar boll mire. Kjo nuk ka te beje me kulturen sepse kultura e nje populli nuk ka te beje me fenomenet e spontanitetit barbar te nje turme. Nuk mund te thjeshtohet kultura e nje populli me nje fenomen turme. Sonja e tha shume sakte me lart kur u shpreh se shqiptaret kane nje mentalitet lindor. Ketu mund te jete zanafilla e diskutimeve mbi shqiptaret dhe kulturen shqiptare. Dinamikat e turmes per mendimin tim kane mbaruar bashke me 1997 dhe zor se do kthehen prape ne Shqiperi. Tashme e ka rradhen te funksionoje llogjika dhe te ndiqen norma te caktuara zhvillimi.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.