Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Vogëlushja lozonjare Elona Pasha mbylli sytë për jetë. Një makinë nuk frenoi në kohën e duhur, por e përplasi për vdekje 5-vjeçaren, duke i ndërprerë në mes lojën me bashkëmoshatarët e vet. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 21:15 mbrëmjen e së enjtes, në derën e shtëpisë së familjes Pasha, në Fushën e Aviacionit në kryeqytet. Sipas familjarëve, makina e vdekjes drejtohej nga një femër, e cila për ta mbetet ende enigmë. Por këtë fakt e hedh poshtë policia, sipas së cilës, Arben Gjoni 40 vjeç, banues në Tiranë, është autor i aksidentit të ndodhur në Fushën e Aviacionit në kryeqytet, ku viktimë mbeti Elona Pasha. Burimet policore pohojnë se Gjoni, i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me një makinë tip "Ford Mondeo", me targa të huaja, u arrestua nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen".
Tragjedia
Familja Pasha është tronditur kur një makinë u ka përplasur në derën e shtëpisë, vajzën e tyre të vetme, Elonën 5 vjeçe. Që prej atij momenti, e ëma e vogëlushes, Lili gjendet në gjendje të rënduar shëndetësore. I ati Shpëtimi sapo ka marrë vesh gjëmën që kishte ndodhur në familjen e tij, ka udhëtuar tërë natën nga Greqia për të mbërritur në varrimin e së bijës, të cilën mesditën e djeshme e përcolli për në banesën e fundit. Dje në familjen Pasha, njerëz të shumtë hynin e dilnin për ngushëllim. Para shtëpisë dykatëshe ende gjendeshin stolat ku kishin qëndruar njerëzit që kishin ardhur për t'i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes. Sipas familjarëve, në timonin e makinës që shtypi Elonën, ndodhej një femër. "Nuk dimë se ç'të themi. Na iku vajza. S'e dimë ende nëse është arrestuar ndonjë njeri. Dimë që në timon ka qenë një femër, po se cila, nuk kemi mësuar asgjë më shumë. Një Zot e di se çfarë po ndodhte në makinë kur kanë përplasur Elonën", - shprehen tërë mllef të afërmit e 5-vjeçares, e cila në momentin kur u përplas për vdekje, ishte duke lozur me disa fëmijë të tjerë. Siç tregojnë bashkëmoshatarët e vogëlushes, ajo vrapoi për të marrë shapkën që i kishte rënë nga këmba, kur makina e përplasi duke e hedhur disa metra tej. Mësohet se 5-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Problemi
Makinat e shumta që lëvizin në Fushën e Aviacionit përbëjnë një rrezik të vërtetë për fëmijët e kësaj zone. "Fëmijët tanë i kërcënon çdo ditë vdekja. Këtu kush nuk vjen të mësojë makinën", - shprehen banorët. Sipas tyre, më shqetësues është fakti se në timonët e automjeteve të ndryshme shihen femra. "Vijnë me të dashurit e tyre dhe fillojnë e praktikojnë makinën. E kemi tmerr të dalin një minutë fëmijët jashtë", - tregon një banore e zonës, e cila ka një dyqan shumë pranë shtëpisë së vogëlushes që u përplas për vdekje. Banorët tregojnë se e kanë ngritur shpeshherë zërin, por asgjë nuk është bërë. "Fëmijët tanë jetojnë me vdekjen", - thonë të tmerruar tashmë, duke pritur me ankth që nga momenti në moment mund të ndodhë ndonjë tjetër aksident. “Po ashtu, edhe turpi po na zë, thonë ata, se shpeshherë, çiftet kryejnë marrdhënie në makina, në mes të fushës”.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.