Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Re: “JANULLATOS JASHTË SHQIPËRISË”
Po citoj letren e te nderuarit At Nikolla Markut
Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike nëpërmjet zëvendësit të saj nuk e ka të drejtën as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues e sot ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër kisha orthodokse ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
Partia Demokratike nuk duhet te mbaje kete qendrim me ane te zevendesit te saj.Asnje parti nuk ka te drejte te nderhyje ne kanonet e kishes shqiptare.
Keto kanone,nuk lejojne asnje te huaj,asnje jo shqiptar te jete ne krye te kishes se Shqiperise.
Perse po shkelen kanonet?
Ashtu sikurse kanonet e kishes nuk lejojne kishen te nderhyje ne statuset e partive apo ne politikë edhe partite te mos nderhyjne kundra kanoneve te kishes shqiptare,perkundrazi,partite duhet t'i rrespketojne keto kanone.
Peshkopi Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt që i përkasin vetëm peshkopëve Shqiptarë, sepsë është i huaj pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepëshkop nga asnjë prej statuteve të kishës orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme që mund ti jepen.
Anastasio Janullatos,mendoj se ka te drejte t'i rrembeje titujt qe i perkasin vetem peshkopeve Shqiptare.
Perse e them kete?
E them sepse Anastasios Janullatos eshte nje hajdut,nje keqberes,nje uzurpator,nje agjent grek,nje vjedhes,nje mashtrues...dhe si i tille ai nuk po ben gje tjeter,por,rremben sa te mundë,tituj dhe dekorata te cilat ai i perdor per fshehjen e qellimit te tij si anti-shqiptar qe eshte.
Janullatosi nuk po ben gje tjeter vecse,po ndjek shantazhin prej ujku qe ka ne brendesi te tij,por,me qe ne kohet e sotme ujku nuk e lyen më kemben me miell si tek Kesulekuqja,perdoret menyra tjeter...e titujve,e dekoratava,e te berit akademik etj.etj.
Pikerisht ky eshte mielli i ujkut ne kohen moderrne.
Por,edhe me kete lloj mielli,Janullatosit i duken dhembet te cilat ia dallon cdo shqiptar qe do Atdheun e tij.
Pra,ka te drejte Janullatosi qe ndjek rrugen e vjedhjes e te mashtrimit historik,apo edhe te mashtrimit ne ditet e sotme nen petkun e priftit apo te njeriut te shenjte ( hahaha Janullatosi i shenjte ) duke nderhyre edhe ne objektet e kultures sone sic po bejne me Shkollen Normale te Elbasanit,duke sfiduar keshtu ndjenjat e se kaluares,e rilindasve dhe te nxenesve te kesaj shkolle qe jetojne edhe sot.
Janullatosi me nje strategji te menduar mire,natyrisht qe do te vjedhe tituj sepse ai e di veten se cili eshte dhe...nuk ka rruge tjeter vec vjedhjes dhe uzurpimit te pa turpshem dhe te pa skrupullt.
Nuk ke rruge tjeter Janullatos...vec piraterise.
Dhe në fund po të them duke iu drejtuar këtij uzurpatori; Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, Unë do të them me bindje të plotë, “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti çdo të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?
Shume i nderuari dhe fort i kthjellti zoti At Nikolla Marku !
Pikerisht,keto fjalet e fundit,qe ju i nderuari dhe fort i kthjellti zoti At Nikolla Marku,ia keni drejtuar ketij mashtruesi,kane ne brendesine e tyre te gjithe filozofine e botes.
Qellimi i ne njerzve ne kete bote eshte se, cfar do te themi e si do te pergjigjemi ne ,kur te na therrase Zoti i Gjithesise ?
Do te na thote ; JU DHASHE JETE,PER ÇFARE E HARXHUAT FRYMEN TUAJ?
Shume i nderuari dhe fort i kthjellti zoti At Nikolla Marku,pikerisht ne ato fjale qe, Ju shume i nderuari dhe fort i kthjellti zoti at Nikolla Marku,ia keni drejtuar mashtruesit Janullatos,jane fjalet me te tmerrshme per nje mashtrues.
Kurre nuk do te keni pergjigje,nga ai mashtrues,shume i nderuari dhe fort i kthjellti zoti At Nikolla Marku.
Ato fjale kane nje terbim te tmerrshem edhe per vete Satanain.
Ato fjale hyjne ne zemren e ketij mekatari te madh dhe do t'i dalin pikerisht ne castin,kur ai te mos kete me mundesi te mbrohet prej tyre.
Ende Janullatosi mendon se vdekja eshte vetem per te tjeret,apo per pupollin e thjeshte dhe harron se ajo eshte edhe per te.
Ashtu sic do te na vije te gjitheve ajo dite e forte,edhe Janullatosit do t'i vije....por,pergjigje ai nuk do te kete.
Ato qe Janullatosi i mendon si pergjigje,jane vetem mashtrim me te cilin ai genjen vetem veten e tij.
Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës
Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare
“Shën Mari”
Elbasan
At. Nikolla Marku
Ky është një artikull tjetër i shkruar nga vetë At. Nikolla Marku
Falenderoj,shume te nderuarin dhe fort te kthjelltin zotin At Nikolla Markun per letren e tij dhe ndihmen qe Ai jep ne sherbim te popullit te tij,ne sherbim te Atdheut te tij,ne sherbim te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.
Zoti e bekofte te madhin At Nikolla Marku.
Me rrespekt te plote
Kontinenti
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.