Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 524 525 526 527 528 529 530 531 532 [533] 534 535 536 537 538 539 540 541 542 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Dhjetor 2009 - 08:08:

Para tre javesh pashe nje aksident te ndodhte para meje. Isha ne makine duke shkuar ne pune nje mengjes te ftohte rreth dy jave me pare. Ndalova ne kryqezim para se te hyja ne autostrade. Ishte e djele dhe ne cdo kryqezim te madh shihje njerez qe shisnin gazeta dhe ne kete syresh nje meksikan moshe e thyer kishte kapur qoshen. Pashe se si u ul dhe mori nje kopje ne dore dhe u drejtua te kaloje rrugen me vrap. Si duket dikush tjeter ishte vone per ne kishe (e djele hesapi nuk di ku tjeter duhet te jesh me vonese) dhe mendoi qe eshte e arsyeshme te kalosh me te kuq. Nuk po perpiqem te kritikoj mbasi e kam bere edhe vete kete gje disa here, por zakonisht eshte ne oren 4 te mengjesit kur jam duke u kthyer nga ndonje klub. Kete radhe per meksikanin e veshur me bluzen e shkolles sime ajo gazete nuk kishte per tu shitur. Pashe se si shoferi u perpoq te frenoje ne momentin e fundit dhe se si fletet u ngriten ne ajer dhe u shperndane kudo. U trondita, kuptohet dhe bile dola nga makina per te pare nqs mund te beja dicka. Cuditerisht nje polic u ndodh atje ku duhej per here te pare ne historine e forcave blu, ndaj i turbullt dhe duke ditur qe nuk mund te beja asgje ne ato momente u futa perseri ne makine dhe e ngava tutje...

Sot ishte e djele perseri dhe ferkova syte kur pashe meksikanin tim jetegjate tek ngrinte gazeten me nje dore i mbeshtetur ne nje paterice alumini. Semafori si gjithmone ishte i kuq ndaj hapa xhamin dhe nxora nje 5 $ nga dritarja. Erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte gati zvare. Dukej qe ishte goxha i "goditur". Ne fytyre kishte disa te gervishtura dhe dy-tre ngjitesa. Ne koke kishte nje kapuc te zi i cili nuk me linte te shihja nqs kishte ndonje plage tjeter dhe doren e majte e kishte gjithashtu te lidhur. Po vishte nje tjeter bluze te shkolles sime. Ndoshta ishte e njejta, nuk e mbaj mend. Me dha gazeten dhe filloi te kerkoje kusur neper xhepa. I bera shenje qe nuk desha dhe akoma nuk me besohej qe ishte atje. Qeshi disi dhe u largua ashtu sic erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte. Degjova nje buri nga mbrapa dhe pashe qe drita ishte kthyer jeshile dhe ngava tutje...

Dje ju avita disa here celularit derisa vendosa dhe te mora ne telefon. Ktheve pergjigje ne oren 3 te nates kur ishe para shtepise sime. E dije qe isha vetem, i guess. Somehow. Cudi pse me duket vetja meksikan sot? Kam kohe qe nuk pij as tekila.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 524 525 526 527 528 529 530 531 532 [533] 534 535 536 537 538 539 540 541 542 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.