Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 528 529 530 531 532 533 534 535 536 [537] 538 539 540 541 542 543 544 545 546 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Kushërinjtë e Berishës, dy nga zyrtarët kyç që ruajnë kutitë e votimit
Ku ndodhen kutitë e votimit dhe kush janë njerëzit që i ruajnë?
Kutitë ndodhen në magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës. Njeriu përgjegjës për to quhet Zaim Metaliaj. Ai është magazinier i përgjithshëm. Zaim Metaliaj nga Tropoja është djali i tezes së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një fakt që e dinë të gjithë njerëzit që punojnë tek Rezervat e Shtetit.
Zaimi është emëruar në këtë detyrë pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, por sipas ligjit "Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit... përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit". Pra për emërimin e një personi në strukturat kryesore të Rezervave të Shtetit duhet marrë firma e kryeministrit të vendit.
Por Zaim Metaliaj nuk është i vetmi njeri i familjes, të cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar në strukturën e zyrtarëve që kanë përgjegjësi direkte për vendin ku mbahen kutitë e votimit të 8 majit. Edhe vetë zv/drejtori i Rezervave të Shtetit, Ibrahim Berisha është kushëriri i kryeministrit. Nuk po flasim për kushëri të largët: Ibrahimi Zeqir Berisha është djali i xhaxhait të kryeministrit.
Madje lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait të tij njihet si shumë e fortë. Në Tropojë e dinë të gjithë që xhaxhai i kryeministrit të sotëm, pra babai i zotit Ibrahim është personi për të cilin kryeministri ka patur debulesë të veçantë sepse ishte ai që e dërgoi në rrugën e shkollimit.
* * *
Ja, se si "fitoji" Luli-ja me votat SHTESE= Rinumerim
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 528 529 530 531 532 533 534 535 536 [537] 538 539 540 541 542 543 544 545 546 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.