Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 530 531 532 533 534 535 536 537 538 [539] 540 541 542 543 544 545 546 547 548 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Dhjetor 2009 - 01:42:

Serbia paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon shkëputjen e vendit nga e kaluara e luftës. Presidenti Boris Tadiç ia dorëzoi sot kërkesën në Stokholm kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt. Suedia ka aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.

Presidenti Tadiç u tha gazetarëve në Beograd se Serbia po e paraqet kërkesën si kandidate e Bashkimit Evropian në “momentin më të mirë të mundshëm”. Ky hap është shenjë se Serbia ka shënuar përparim në drejtim të plotësimit të kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por Serbia ende përballet me shumë pengesa para se të anëtarësohet.

Po Shqiperia kur ????? se ngelem ne Shqipni ,na iku mosha skemi dale fare ,nuk po shohim nje vend Evropian ,se ketu na dolen te gjithe me pashaporta italione ,po ne shqiptaret kur ???????


Presidenti Rumun Traian Basescu perkujtoi diten e fitores ,mbi komunizmin dhe mbajti nje miniut zi ne parlamentin Rumun e gjith opozita ....

Ne Shqiperi nuk ndodh kjo ,sepse jemi te ndare ....majtas -majtas ....


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i beri thirrje qeverise Polake ,qe te gjehet me cdo kusht , ajo pjese e hekurt qe mbahet ne hyrje te dyerve te kampit AUSCHWITZ....ARBEIT MACHT FREI, ka 2 dite televizionet qe flasin per kete akt te shemtuar ,dhe sot u gjet se kush e kishte vjedhur ,njerzit rrezikojne 10 vjet burg .... Komuniteti cifut shume i forte ne Bote ...


Ju mund te imagjinoni nje kryeminister Shqiptar te ngrej zerin , per nje pjese te deres sekampit te Burrelit ,ose kampit Qaf Bari ,ose e Spacit ,nuk e magjinoj dot se kur mund te vi kjo dite ....


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 530 531 532 533 534 535 536 537 538 [539] 540 541 542 543 544 545 546 547 548 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.