Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Fotografi nga Atë Nikolla Marku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14289)


Postuar nga shelgu datë 19 Janar 2009 - 07:49:

Nuk kam cfare te them per "ban-in".

Megjithate kam akoma te them per At Nikolla Markun. Ai eshte jo i kishes se Nolit IQVlora. Ai mund te jete patriot, kete nuk e di, por e di mire qe ai eshte mbajtur me kembe nga antiNolistet e Amerikes.

Ka dy kisha ortodokse shqiptare ne USA (Boston), njera vazhdon sipas Nolit dhe tjetra e drejtuar nga At Liolin.

At Nilolla eshte i lidhur me ate te Liolinit.

IQVlora dhe Turll, me qe do te sqarohesh per keto struktura, duhet te dini qe keto kisha dhe edhe disa kisha te tjera ne USA vazhdojne te jene te percara. Psh kisha e NY ka rrugen e kishes qe nuk shkon pas Nolit. Kisha e Filadelfias, ndjek strukturat e kishes autoqefale shqiptare qe ka ngritur Noli. Duhet thene se vete shqiptaret ortodokse eshte edomosdoshme qe te kene nje kryepeshkop qe te jete shqiptar dhe te kete qendren ne Tirane. Fuqine e kryepeshkopit gjate komunizmit e ka mbajtur Dhespoyi i Amerikes, sepse kishat ishin te mbyllura ne Shqiperi. Kur kishat u hapen, kjo ishte edhe arsyeja qe u ftua te vinte ne Shqiperi dhespoti i USA-s dhe te zinte vendin e liderit te shqiptareve ortodokse, por ai nuk u tregua i gatshem.

Cila ishte arsyeja? Kuptohet.

Tani per Janullatosin. Une mendoj qe kur flitet per nje lider shpirteror te nje perqindjeje te madhe shqiptaresh duhet me shume kujdes, sepse fyen ndjenjat e tyre. Ata qe ekane pranuar le ta mbajne me shendet. Kush nuk e do, nund te shprehet kunder, por pa fyerje personale.

Vertet mendon IQVlora se kush pranon Janullatosin si udheheqes shpirteror eshte antishqiptar? Une dyshoj shume per kete. Do dilnim si rruar qethur kur i thone llafit, se jane ca si shume qe e ndjekin ate.

Puna eshte se si do te behet kur ai te vdese. Shqiptaret duhet te pergatiten qe tani per ta zevendesuar, qe te mos na vije nje tjeter grek apo armen.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.