Forumi Horizont | Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- NDAL!!....eshte roke!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1511)
Një ditë, plaku me plakën kishin dalë shëtitje ne një vend që nuk kishin qenë për një kohë të gjatë. Papritur, plaka i thotë plakut:" O plak, a i sheh ato kangjellat aty?"
Po,- i thotë plaku
-A e mban mend se ç'kemi bërë ne aty?
-Jo,- ja kthen plaku.
-Aty, para 50 vjetësh kemi bërë dashuri për herë të parë,- i përgjigjet plaka.
-Epo, kohë e gjatë e nuk mbaj mend,- ja kthen plaku.
-Mirë, mirë,- i thotë plaka,- po hajt e bëjmë edhe një herë aty, të kujtojmë kohët e para.
-Jo,- i thotë plaku i habitur,- nuk na ka lezet, se jemi edhe pleq pale.
-Jo, ,- i thotë plaka,- do e bëjmë se s'bën.
Pa, ç'pa plaku, plakën para e duart te kangjellat e ja fillon punës më mirë se një njëzetvjeçar. Kur mbarojnë, plaka e pyet:
-O plak, si është puna, edhe kur ishe i ri nuk e bëje kaq mirë si tani.
Ehhh,- i përgjigjet plaku,- kur isha unë i ri nuk kishte korent te kangjellat.
Shumë kohë më parë një plak pasanik i kërkon shërbëtorit të tij t'i mbante qiriun ndërsa do të bënte seks me gruan e tij të re. Shërbëtori u përpoq të bënte sa më tepër dritë të mundte. Marrëdhënia seksuale e plakut me gruan e tij zgjati vetëm disa minuta dhe kur plaku e pyet të shoqen nëse i pëlqeu, ajo i tha se nuk ishte dëfryer aspak. Atëherë plaku i thotë shërbëtorit t´ia jipte atij në dorë qiriun dhe të bënte seks me gruan e tij. Shërbëtori që ishte djalë i ri, kreu me gruan e pasanikut një marrëdhënie seksuale të fuqishme ndërsa vetë pasaniku mbante qiriun. Në fund pasaniku e pyet të shoqen nëse i pëlqeu dhe ajo i thotë se kishte qenë për së mbari fare. Atëherë pasaniku i kthehet shërbëtorit dhe i thotë " E shikon ! Ja kështu mbahet qiriu !"
Dikush kishte kryer dënimin prej njëzetepesëvjetësh burg për agjitacion propagandë. Pas daljes nga burgu gjëja e parë që kishte ndërmend të bënte ishte të kishte marrëdhënie seksuale me ndonjë grua kështu që doli në një park për të gjuajtur. Pa një grua të ulur në një stol dhe u ul pranë saj. Papritur vjen një fëmijë dhe pyet gruan:
- Mami si jam krijuar unë?
Gruaja nuk dinte si t´a shpjegonte atë gjë dhe aq më tepër u zu ngushtë pasi pranë
saj ishte i ulur një burrë kështu që për t´a hequr qafe fëmijën i tha:
- Xhaxhi doktori më bëri një gjilpërë dhe kështu u bëre ti.
I ish-burgosuri që po dëgjonte me vëmendje dhe që u besoi fjalëve te gruas u kthye nga gruaja dhe i shqetësuar e pyet:
- Më fal shoqe që po të pyes, por nuk përdoret më ajo mënyra e vjetër?
Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.