Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
The Dreamers (2003)
Regjia: Bernardo Bertolucci
Skenari: Gilbert Adair
Aktore: Eva Green, Michael Pitt, Louis Garrel
Ne prag te levizjeve studentore te viteve '60 nje djale amerikan shkon ne Paris per studime. Aty terhiqet nga nje vajze e bukur dhe mundohet ti rrije prane. Deshira e tij realizohet shpejt sepse vajza jeton me te vellain dhe te dy e ftojne ne shtepi. Sidoqofte marredhenie e tyre e shkujdes fillon te marre forma te cuditshme. Ne raport jane te tre pra, dy djemte dhe vajza. Per amerikanin e indoktrinuar pertej oqeanit Parisi eshte nje bote e re e mahnitshme. Te tre "shoket" perhumben ne labirintet e zemres, erotizmit dhe seksit, me gjithe muret dhe sikletet qe mund te sjelle perballimi me situata te reja... jokonvenvionale.
Ky film krijohet nga nje regjizor italian, por eshte anglisht. Me shume se kurre ndihet miksi i botes moderne mes Parisit dhe Amerikes, nga dora e nje regjizori italian.
Ashtu sic mund te pritet filmi nuk kuptohet dot nga te gjithe, prandaj mund te vere ne siklet shume njerez. Por ne vetvete eshte nje himn i ndjenjave dhe erotizmit te pashkruar, dominuar nga nje Eva Green qe le pa fjale (me e mire se tek Casino Royale).
Me stilin dhe skenaret qe zgjedh Bertolucci eshte ne kontrast me regjizore te tjere, me shume nga te gjithe Pupi Avati. Ky i fundit eshte teper tradicional dhe fetar per te bere filma te ketij lloji (dhe niveli). Nisma per te krijuar nje film te tille kerkon kurajo dhe kinemane e bukur e bejne regjizoret kurajoze, qe kane per te treguar dicka me shume se njerezit kane degjuar deri dje.
Nje fragment:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.