Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim, A ka...) Kjo d.t.th. që shqiptarët as mos ta mendojnë Shkupin, kjo d.t.th. që shqiptarët e Maqedonisë të dalin në një farë mase humbës, duke u shkëputur nga shumë zona (fshatra dhe qytete) me popullsi të përziera, me masë të konsiderueshme sllavo-maqedonas. Pra të reduktohen deri në Tetov-Gostivar e ku ta di unë, pasi hartën e Maqedonisë nuk e njoh në hollësi, ashtu siç nuk njoh në hollësi banimet e shqip-folësve aty.
Ata kanë përbërë këto dy-tre shekujt e fundit në Maqedoni gjithnjë mbi 30 përqind, -edhe po të llogarisim se edhe gjatë këtyre shekujve të fundit shumë shqip-folës ortodoksë kanë përqafuar dalë-ngadalë gjuhën sllavo-maqedonase. (Biles këta shqiptarë pretendojnë për gati 40 përqind të të gjithë popullsisë.) Por megjithë këtë numër të lartë shqiptarësh, një largim territori prej 30 përqind i Maqedonisë do të thotë që kjo Maqedoni të mos jetë më si një faktor stabiliteti midis Shqipërisë-Serbisë-Bullgarisë-Greqisë, por e shumta vetëm midis Bullgarisë dhe Greqisë, pasi komuniteti serb mund të mos përfillet, si i vogël që është. Ndaj shkëputja e shqiptarve duhet të mos i përgjigjet krejtësisht territorit të tyre shekullor, ndryshe mund të ketë sërish një konflikt apo luftë ballkanike, në të cilën shqiptarët dalin kështu që kështu akoma më të humbur; e jo vetëm ata, por po u përzie edhe Shqipëria, ka mundësi që edhe kjo të ketë pasoja.
Në fakt, politikanët Shqiptarë i dinë këto, ashtu siç besoj se duhet ti dinë edhe ata të Maqedonisë. Por ata nuk i thonë hapur këto, sepse do të thotë që ata kështu që kështu i kanë shitur bashk-kombasit e tyre për hir të paqes rajonale. Si të rrinë shqiptarët e Maqedonisë në shtetin Maqedon të Ri, si të shkëputen me humbje territoresh, ata janë të shitur nga politika shqiptare. Po kështu janë të shitur edhe ata pak serbë nga politikanët serbë, po ashtu ata bullgarë nga politikanët bullgarë. Të pashitur ngelen vetëm ata që ndjehen si maqedonas, pra në asnjë etni tjetër përreth. Mirpo këta duhet të jenë pak si dhe akoma të palindur shumica e tyre. Dhe ndërsa ky komb po forcon dita me ditë cilësitë e tij të veçanta nga fqinjët, prapseprapë atyre u rri si çiban i huaj pjesa shqip-folëse, e cila jo vetëm në gjuhë që është tjetër, jo vetëm në fe, por edhe në kulturë e tradita. Edhe vetë maqedonasit sllavë duket se duan ti largojnë shqiptarët nga trungu i tyre, gjë që e provojnë me provokime të ndryshme, të cilat opinioni europian as që i merr vesh. Ky opinion do marri vesh vetëm kur këta shqiptarë janë hedhur në sulm për shkëputje, e atëhere atyre do u lihet pas ndonjë konflikti të armatosur apo të paarmatosur ndonjë pjesë e vogël, që pak do e prishi strukturën gjeografike të këtij shteti. E kuptohet, disa shqiptarë do i mbajnë përsëri brenda, sa për të patur probleme e për të justifikuar ekzistencën e tyre edhe si një faktor stabiliteti në rajon. Të tjerët do i largojnë në atë territor të vogël të shkëputur, territor që nuk do i nxerë të gjithë, dhe ndaj ata do ndahen sa në Kosovë e Shqipëri, po dhe në Turqi ata me lidhje farefisnore andej. Duket se drejt këtij skenari po shkojnë të gjithë; të gjithë në kurriz të këtyre shqiptarve. E më kot nuk është pranuar akoma në NATO ky shtet! Sa të mbarojë punë me shqiptarët e shtetit të vet, të paktën me mbi 90 përqind të tyre, ky vend do bjerë në ujdi me Grekët për punën e emrit, dhe menjëherë do hyjë edhe në NATO. A nuk duket skenar i fëlliqur!? A nuk është më mirë që shqiptarët e Maqedonisë të hyjnë qysh tani me kohë në bisedime me grupimet e tjera mbi mundësitë e ndarjes! Kështu ata vërtet do dalin të humbur, por më pak të humbur nga një rast konflikti, pasi bisedimet e ndarjes janë të hapura në media dhe të njohura për të gjithë opinionet në botë. E në fund të fundit bota mëson se shqiptarët po humbin nga trojet e tyre 2-3 mij vjeçare, e jo siç thonë disa nacionalistë maqedonas, që i lidhin shqiptarët me turqit duke thënë se ata janë të ardhur me turqit. Mjafton të shikosh fytyrat e shqiptarve të Maqedonisë, ato janë krejt tjetër nga ato të kombit aq shumë të përzier turk, tek ta gjen bjondë dhe një shumicë me sy blu, çfarë d.t.th. se janë europianë të vjetër.
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.