Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)
SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia
href="http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=8493" target=_blank> href="http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=8493&url=shfaqflash">
SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia. Kështu mban titullin një artikull mbi Kosovën në numrin e sotëm të së përditshmes amerikane, The Washington Post, e cila citon zyrtarë të lartë të paemëruar amerikanë dhe evropianë. Ky vendim do të çojë mbase që kësaj vere në krijimin formal edhe të një shteti në Evropën Juglindore, i cili do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, e më vonë do të ketë edhe ushtrinë e vet, thuhet në shkrim.
NATO do të vazhdojë praninë deri në anëtarësimin e Kosovës në vetë aleancën dhe në Bashkimin Evropian, ndërkaq pavarësia e plotë e Kosovës synon të përfundojë një kapitull të historisë më të re të Ballkanit.
Gazeta amerikane shkruan se Serbia tani shikon kah Moska që të mbrojë interesat e saj, mirëpo rusët kanë dhënë shenja privatisht se do të mbështesin planin po qe se Amerika dhe Evropa mbështesin në mënyrë pasive shkëputjen e krahinave proruse të Gjeorgjisë.
Martti Ahtisaari do të rekomandojë heqjen e mandatit të Kombeve të Bashkuara, që do të pasohet me deklarimin e pavarësisë nga kosovarët. Pavarësinë me një kontroll ndërkombëtar shpejt do ta njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Shqipëria.
Lidhur me praninë e vazhdueshme ndërkombëtare, Washington Post thekson se Ahtisaari do të propozojë si udhëheqës të misionit të ri ndërkombëtar mikun e tij, diplomatin holandez, Peter Feith, i cili do të ketë pothuajse të njëjtat autorizime, ashtu si përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Bosnjë.
Zëvendësi i tij do të jetë një amerikan. E gjithë prania civile ndërkombëtare nuk do të numërojë më shumë se një mijë veta, dhe pushteti i saj do të fokusohet më tepër në polici dhe gjyqësi.
Sipas të gjitha gjasave Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen dhe do të zëvendësohen me një forcë civile mbrojtëse, të trajnuar nga NATO-ja, që do të përbëj bërthamën e një ushtrie të Kosovës - aleate me perëndimin, thekson ndër të tjera në numrin e sotëm e përditshmja amerikane The Washington Post.
26/01/2007 10:56
-----------------------------------
O Zot sa me shpejt ..
Peshendetje Sarandaebukur
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.