Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)
Po se mos ua lashë mangut unë, do thoni ju!? Jo or jo, i kisha marrë masat me kohë. Ua shtrova për shtatë palë qejfe, që t’mos e harronin kurrë. Vërshonte rakija e tyre, birra jonë, dhe lëri të tjerat. Tavolina plot gjatë gjithë kohës. Aq në qejf më erdhën vizitorët, sa u ndjenë si në shtëpi të tyre. Nxorrën nga xhepi një kamera të vogël e donin të na tregonin vizitat e bëra në Romë. Sefon s’po e mbante gjithashtu vendi. Oh, kjo më kënaqte sa herë. Miqtë duhet të rrinin si në shtëpi të tyre. Lirshëm fare, ore! Tamam mikpritje shqiptare!
Dhe, mes ngrënies e pijes, nisëm të vështronim në televizor vizitat e tyre. -Ja këtu jemi tek parku Savello o Giardino degli Aranci, njëzet minuta me këmbë prej këtu nga ne, -po tregonte Ermir cicëroni. Ishte vërtet një park i bukur, të paktën siç tregonte filmimi i tyre. -Duket do e kem parë në stinë jo të përshtatshme, -u justifikova duke u larguar drejt banjos. Ermiri vazhdonte ti tregonte kushos tim gojën e fatit. Aty kisha qenë njëherë edhe unë me kalamajtë, mirpo nuk bëra zë, sepse ndërkohë kisha hyrë në banjo.
Me tu kthyer, filmi po tregonte një fushë të madhe të Romës, që as më kujtohej nëse e kisha parë ndonjëherë.
-Fusha e cirkut të Maksimit, babi, -më tregonin fëmijët, -ne kemi qenë atje! As treçerek ore me këmbë prej nesh!
Edhe Ermirit nuk i pushonte goja, duke i folur kushos tim mbi ndërtesat e vjetra antike, që gjindeshin aty pranë fushës.
-Këtu në foren mblidhej populli romak dhe diskutoheshin probleme të ndryshme, ndaj dhe quhet forum.
-Ja tani po i afrohemi Koloseumit….
Unë u ngrita e vajta nga kuzhina. Në sobë kisha vënë një djath të mirë, që vetëm pak i pjekur shijonte për të lënë thonjtë. E nxorra nga furra dhe ua vura miqve përpara. Mirpo kërkush nuk e kish vëmëndjen tek mua, ndonëse ai djath lëshonte edhe një aromë që të kënaqte shpirtin. Të gjithë po vështronin Koloseun nga brenda. E po thashë, ndoshta ca nga ai sallami i tyre albanez mund t’ua tërheqë vëmëndjen tek ushqimi. Mirpo më duket se nuk qëlloi momenti i përshtatshëm as për sallamin tonë, sepse atë kohë filmi po tregonte vizitën e tyre tek ai shatërvani ku hidheshin lekët.
-Ah, sa dëshirë kam të shkoj një herë këtu tek fontana di trevi! -foli gruaja, duke iu afruar edhe më televizorit, si të donte të shihte atë moment origjinën e monedhave të hedhura në ujë.
-Si, nuk keni vajtur akoma asnjëherë deri më tani!? -i foli ajo vizitorja e panjohur.
-Ah, lëre-lëre, se pikë të dobët e kam! -vazhdonte muzikën e saj gruaja, pa u merakosur për gjë tjetër. -Sa herë e kam bërë në plan të shkoj, por … s’po bëhemi mbarë.
-Na mi gru, -i zgjata nja ca euro të vogla, sa për ti sjellë humorin, -merri dhe shko hidhi qysh tani!
-Po-po, -ma ktheu buz var, -se e ke vështir zotrija jote t’na çosh nji her me karakatinën tate.
Ah, ç’më dole në shteg, thashë me vete. -Maqinën ta mësova, patentën e more, ç’do më nga unë? Një dru pas qafe do!? Ik mi gru, kush t’ka ndalu!? Makinës di me i dhon tani!..
Mirpo muhabetit tonë s’po ia varte njeri. As gruaja s’ma vari më. Filmi kish arrit tek panteoni. Unë s’e kisha pa ndonjiher këtë dreq ndërtese antike. Po dhe shumë nuk po m’tërhiqte. Mirpo muhabeti i vizitorve t’mi, përfshi këtu kushon me gjith grun e tij, kish mbet tek panteoni. Panteoni ashtu, panteoni kështu, ku ishte, çfarë drejtimi kishte, a kishte cicëron aty, çfarë shkruhej atje lart, ç’po tregonte ai burri para kamerës!?. (vazhdon)
Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.