Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 536 537 538 539 540 541 542 543 544 [545] 546 547 548 549 550 551 552 553 554 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Park atraksionesh!
C’eshte dashuria? Perse i duam njerezit? Per aftesine e tyre per te integruar gjera te reja ne qenien e tyre? Per bukurine e tyre? Per…? Pra dashurojme kualitetet e nje njeriu? Jo, ketu ke nje keqkuptim themelor, i dashur lexues. Me jep doren te te ofroj nje toured guide mbi ate çfare dashuria eshte. Ndoshta dhe duhet te lexosh Dino Buzzati, e ne kete rast mund te pyesje veten: nese dashuria bazohet mbi kualitetet e nje njeriu atehere si eshte e mundur qe Dorigo bie ne dashuri me ate nje vajze pa kualitete? Dashuria e vertete thekur-thekur, i dashur lexues, eshte nje fatalitet. Eshte fenomeni qe te ben t’i biesh kunder asaj qe ke njohur, asaj qe ke besuar dhe te humbasesh aftesine per t’i rezistuar. Nese s'ke perjetuar fatalitetin, s'ke perjetuar dashurine.
Po atehere, nese kjo dashuri s’prehet mbi kualitete ne çfare duhet te prehet? Ke menduar ndonjehere qe mund te prehet mbi ate rroben qe ti ke fabrikuar gjate neteve hormonale, amplifikuar me thurjet e deshirave te njerezve te afert, duke ia atribuar bythes qe sipas syzeve te realitetit tend te duket me e pershtateshmja? Ndoshta thjeshte mbulojme me nje mantel iluzioni njeriun ne fjale. Nuk e di nese mban mend heren e fundit, i dashur lexues, kur i ke thene vetes qe nje femer mund te te ndryshoje jeten, qe mund t'i hedhe nje shtrese akulli siper qenies tende duke e nxjerrur nga ajo qe ishte. Kushtoji pak me teper vemendje fenomenit te kristalizacionit, i dashur lexues.
Pra, dashuria na qenka nje dukuri e shkeputur nga kualitetet e njeriut ne fjale, i dashur lexues. Dashuria nuk na qenka park atraksionesh apo nje sfide nder-partneriale se kush do mbaje me teper sekrete ose kush do defreje me gjate. DASHURIA ESHTE CLIRIM. Nuk eshte dhjerje e ngadalte nga frika se do te te duhet te lirosh banjon po nuk zgjate dhijasjen. Ka njerez, i dashur mik, qe faktet evidente(si psh. nr. e kembes ose adresen e shtepise)e shohin vetem si nje barriere qe duan ta kalojne sa me shpejt per t'u ndeshur me esencen. Po, po, me esencen.
Mgjth, i dashur lexues, une te uroj te perjetosh nje dite fenomenin e çlirimit. Te zgjohesh nje mengjes dhe te kuptosh qe, edhepse ke thene çdo gje, ti je i dashuruar. Pa kushte. I zhveshur nga kompleksitetet. Ti, ne brishtesine tende te plote.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 536 537 538 539 540 541 542 543 544 [545] 546 547 548 549 550 551 552 553 554 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.