Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 537 538 539 540 541 542 543 544 545 [546] 547 548 549 550 551 552 553 554 555 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2015 - 18:37:

Pse francezet ca jane mi?!!


Postuar nga BRUNI11 datë 19 Nëntor 2015 - 21:16:

homme lale!


Postuar nga robert datë 21 Nëntor 2015 - 21:27:

Ti vrasim nja 100 mije deri 1 milon! -thote fajtori. Jo-jo, se myslimanizmi eshte feja me e mire! -ia keput Kurti. E se fundi meraku i Cecit pour de la France dhe bileta e djegur e U2, ma kthyen pak humorin mes lajmeve te viktimave. Mir kto femrat, mir dhe Kurti se kur flet e ka mendjen tek pokeri, por fajtori qe mbahet per mendime te pjekura, c'i degradon problemet!? Apo ishte konflikt i ri ky? Qe sapo filloi dhe na lejohet te flasim kodra pas bregut.
Tani, meqe jemi tek tema e fese, akoma dreqin, e meqe dikush permendi Ben blushin, me lejoni mua Belulin t'ju merzis me dy shkrime, nje i shkurter qe s'ka te bej me kete teme, dhe tjetri pak me i gjate qe ka te beje me kete teme, pikerisht me terrorizmin mysliman alla blushian dhe myslimanizmin e mire, po alla blushian!
(Nuk gjeta ndonje nenteme me emrin e Ben Blushit, ndaj po i le te dyja ketu. Po te doje moderatori mund te hapi nje nenteme te re me Ben Blushin, ose ti heqi fare, si shkrime -mendime- te shpejta qe jane.)


Postuar nga robert datë 21 Nëntor 2015 - 21:31:

Po me pare, meqe deshet te dini se c'jane francezet, po hedh ca vargje per francezet dhe Francen.
Francë

Francë,
kurva e Europës,
rrufjane,
politikane me shkollë,
dredharake, flirtuese,
e të gjitha ngjyrave,
e çdo manjak-diktatori,
finoke e hollë, di ta lidhësh,
din edhe ta zgjidhësh,
e ta mbulosh me art e finesë,
ta zbukurosh, kolorit farfarash,
din si ta ndërtosh,
din si ta rrahësh mendimin,
nuk e bën diçka ashtu kot,
e hollon, e mbledh, e trash, e ngjesh,
lart din ta ngresh,
të bukurën e don fort,
mjesi Madam, mjesi Mënsje,
me respekt kurdoherë,
jo ashtu trashë, formal,
ke shije qeratelleshë,
ke shije,
din ta ujdisësh, ta komoditosh,
në kondicione ngjyrash dhe përmasash,
në forma të kolme, por aspak të trasha,
monton kulla, ngre ndërtesa,
bën vetura dhe minibuze,
gjithshka origjinal,
gjithshka që të kënaq,
dhe trupin ta qetëson,
verën, ah, atë ta dua,
nëse më tej nuk ma shtrenjton,
kënaqësi, te Garsoni tek shërben,
ja, dhe atë Crosonsin, kërkush s’ta arrin,
ke art qerratelleshë, ke art,
jetën din si ta bësh,
me pak, por e zbukuron avllinë,
e ndrit rrugën,
e fluorizon parkun,
me shije, nën ngjyra dritash,
në radhë e formë,
sa kërkush s’i ka,
kudo e në çdo gjë,
ke art qerratelleshë,
mundohesh çdo gjë ta bësh saktë,
dhe bukur me art,
përpiqesh edhe me objektet të bësh dialektikë,
të mos kesh probleme nesër dej,
të vazhdojnë rrjedhën ujrat e zeza,
vetura më tepër rrugën ta zbukuroj,
edhe sateliti saktë në orbitën e tij të vej,
muzika, gjelbërimin e natyrës me njeriun
të bashkoj,
fëmijët në shkollë, kushtet ti kenë të plotësuara,
pleqtë …, ah këtu nuk ka lavdërim,
të vdesin i lanë më parë se një vit,
e ç’të them,
ke plot bukurira,
nuk e diskutoj, sa ke mirë e sa ke keq,
nga ty ke ç’të mësosh,
siç ka për ty edhe kritika,
ke art shejtankë, ke art mbi të gjitha,
të dua, thjesht të dua,
i detyruar jam, kapelen të të heq.

Feb. 2005


Postuar nga robert datë 21 Nëntor 2015 - 21:32:

So. 15.11.2015

Fenomeni Blushi, një Don Kishot i rafinuar

Ka rreth një-dy vite, qysh se Ben Blushit nuk iu rezervua një vend në tryezën e rrushit qeveritar, që ky i fundit të buçasë me zërin e tij për padrejtësitë që i bëhen këtij populli, për qeveritarët e korruptuar, për problemet ekonomiko-sociale të kësaj shoqërie, pamja e së cilës duket i dhimka atij në shpirt. Dakort, ai mund të besojë po si Don Kishoti i vrarë prej mostakimit me Dylqinjën e Tobozës, se është në pararojë të luftës kundra korrupsionit, në ballë të betejave për të drejtat e këtij populli, në lartësinë e një idealisti për ti kthyer dinjitetin kësaj shoqërie. Por, a e kemi ne për detyrë ta besojmë këtë marrëzi të tij!?
Jo, ne nuk e kemi për detyrë ta besojmë një marrëzi të tillë, ashtu siç nuk besonim as Don Kishotin e Servantesit e as Ilir Mukën me fjalimet e tij tek kali i Skëndërbeut për ti bërë të gjithë shqiptarët me vetura. Por ne do ta besonim me kënaqsi Ben Blushin për aspiratat që shpreh, nëse ai bashkë me titradat qejfbërse për këtë popull, do të shtronte qartë dhe hapur rrugë konkrete për përmisimin e jetës dhe çdo strukture të kësaj shoqërie. Një plan ekonomik, një plan social, një plan juridik, Ben Blushi nuk ka prezantuar deri më tani! Atëhere, përse duhet ta besojmë ne Ben Blushin, se ai do të bënte diçka më të mirë nga dallkaukët e tjerë, që qeverisin këtë vend, po të zgjidhej ai në vend të tyre!? Sepse është shkrimtar?...
E pranojmë se një shkrimtar ka shpirt më të ndjeshëm se një njeri tjetër, që nuk merret me letërsinë dhe artin. (E jo më kot e krahasova unë qysh në titull Ben Blushin me Don Kishotin, këtë figure sa qesharake, aq dhe simpatike!) Por ndjeshmëria shpirtërore nuk është çelësi i vetëm i përmisimit të jetës së një populli. Ndryshe do i isha futur edhe unë karrierës politike. Ti futesh politikës duhet të kesh jo rallë një shpirt të pandjeshëm. E mbi të gjitha të kesh një program të qartë ekonomik-social, e biles edhe juridik, kur ky ka çaluar shumë e është bërë pengesë për marrdhënie të reja social-ekonomike; gjithashtu programe mbi kulturën, artin, shkencën, sportin, etj.. Dhe, pas zgjedhjes nga populli për të drejtuar dhe udhëhequr, politikani duhet të jetë i vendosur, që programi i prezantuar më parë, të shkojë në vend, qoftë edhe sikur të kundërshtohet nga një e treta e popullsisë.
Çfarë programi ka prezantuar Blushi më të mirë se këto që ka përjetuar kjo shoqëri në këtë periudhë të përjetshme tranzicioni!? Historitë e romaneve të tij!? Më vjen keq, por një shkrimtar duhet ta njohë gjendjen e tij më mirë se sa duhet t’ia njohin të tjerët. Ndaj Ben Blushi duhet ta dijë se Don Kishotizmi i tij dallohet ashiqari që është ca i rafinuar. Ndërkohë që personazhi mesjetar spanjoll besonte me të vërtetë deri në minutat e fundit të jetës në idealizmin e tij kalorsiak, kështu edhe në betejat e tij me mullinjtë e erës, personazhi romancier shqiptar nuk duhet të jetë aq naiv sa ai i romanit të Servantesit. Por edhe në qoftë ndopak, ky i yni duhet të dali nga romanet e tij e të besojë se as idealizmi, as patetizmi, as keqardhja, as kritika dhe premtimi do ta përmisojnë jetën e këtij populli. Por vetëm një program i qartë, si ato programet e smartfonve, që përdorin shumica e të rinjve sot në Shqipëri dhe në botë, si dhe një karakter i vendosur për ta realizuar këtë program. Asgjë më shumë!


Postuar nga robert datë 21 Nëntor 2015 - 21:33:

Fr. 20. 11. 2015
Ben Blushi dhe Versage

Me artikullin e fundit, “Koha për të ndihmuar islamin”, Ben Blushi u afirmua tërësisht si teoricien i modelit të karrierës politike, ndonëse kjo e fundit e ka shpërblyer zhdrejtësisht këtë afirmim të tij prej maestro modele-veshjesh politike. Ç’është e vërteta, ai e kryen këtë shou politik edhe ca nga “pengu” që ka ndaj kësaj feje, ithtarët fanatikë të së cilës u ndjenë të ofenduar nga përshkrimet e tij letrare. Kështu, ky preokupim i tij shoujan ndaj kësaj feje, mund të justifikohet deri diku, pasi –si të gjithë shkrimtarët– Ben Blushi ka patjetër ndjenja njerëzore dhe shpirt të ndjeshëm. Por nuk mund të lejojmë të justifikohet edhe teza e tij antitezë! Dhe ja, le ta shikojmë këtë tezë-antitezë, -një e vetme kjo, ndaj dhe ajo nuk mund të na shërbejë si sintezë-, pikërisht në artikullin e tij të fundit, ku ai hidhet gjithë seriozitet, hëm, me seriozitetin e politikanit!... (Oh, më falni për humorin! E di që e dini, se “serioziteti” dhe “politikani” janë pole të afrueshëm vetëm përsëjashtmi, si veshjet versage, se në të vërtetë janë antipode!)
Gjithë preokupim, versaxhiani shoujan i tapetit të politikës pyet, nëse pas veprës së fundit të terroristëve islamikë, a duhet Franca të bombardojë celulat e ISIS-it? Dhe përgjigjen e kësaj pyetje ai e gjen tek feja islame. Pra, për Ben Blushin, i gjithë konflikti i tanishëm, pas të cilit qëndrojnë interesa gjeo-politike, brenda të cilit gjindet hakmarrja e ithtarve fanatikë myslimanë ndaj ndërhyrjes me bomba të Francës dhe Perëndimit në Siri dhe Irak, dhe para të cilit qëndrojnë konflikte të hershme të botës kristiane me atë myslimane, (gjë që format e evoluara të komunikacionit, që e kanë “zvogëluar” botën, e kanë spostuar këtë luftë në të gjithë globin), ky konflikt me botën myslimane zgjidhet pra -sipas Ben Blushit- thjesht me anë të fesë myslimane!
Uuaau! Miracle! Një politikan, (e pse jo, kjo është detyrë e politikanit), që nuk merr vesh fare nga teollogjia fetare, (dhe as ka pse të marri vesh, përderisa ekziston një Kushtetutë dhe ligje juridike), jep udhëzime po si mijra imamë dhe hoxhallarë, që feja e tyre myslimane është shpëtimi nga terrorizmi mysliman!.. Por, ... por... (ah, dardha e ka bishtin mbrapa), kjo fe myslimane duhet –e përsëris: DUHET– të reformohet!..
Urraaaa!... Eureka!... Parti-Enver jemi gati kurdoher!.. Ku ishe më parë, o klasiku ynë i gjashtë, meqë vendin e pestë e ka zënë udhëheqësi ynë 40-vjeçar! Si nuk u kish vajtur mëndja më parë atyre imamëve të panumërt_!? Si nuk e kishin menduar....
Por prit pak, -se desh na përfshiu entuziazmi blushian dhe po fluturonim me presh në prapanicë. Ekzistenca e gjithë këtyre rrymave fetare myslimane, a nuk tregon se edhe kjo fe ka patur gjatë shekujve reformimet e veta?.. Gjithë kjo përshtatje me botën perëndimore e një pjese jo të vogël të njerëzve të ardhur nga ky komunitet fetar, a nuk tregon se ky reformim ka nisur pjesërisht prej kohësh? Po gjithë ai reprezentim i këtyre popujve myslimanë në vitet 60 dhe 70 gati i njëllojtë me ato të vendeve perëndimore, (shikoni filmimet e këtyre viteve dhe do të bindeni për këtë), a nuk tregon se kjo botë mysliane ka marrë një regres të fortë fetar vetëm këto dy-tre dekadat e fundit?
Atëhere, për cilin reformim na flet Blushi? Reformimin e regresit të pësuar dekadat e fundit? Apo reformimin e marrdhënieve të vendeve veriperëndimore me ato juglindore? Apo reformimin e Kuranit? Allah-terbestrakfullah! Po ky Kurani –në mos gaboj– ka zbritur direkt nga Zoti!? Ej, o kokë! E din ti ç’don të thotë Zot, Allah?... Pikërisht Ai që bëri Universin dhe njeriun bashkë! Atë don të reformosh ti Ben Blushi?.. Ti don të dalësh mbi Allahun, Ben Blushi? Ja ku po ta them dhe unë, që nuk besoj në Allahun e Kuranit, o Ben Blushi, se tu thuash arabëve që të reformojnë Allahun, jo vetëm do të të qeshin dhe do të të tallin, por do të vihesh në pozitat më qesharake që je vënë ndonjëherë në jetën tënde, edhe për sytë e kolegëve të tu!
Ooo Beeen Bluuushiiiii! A je në vete!? A e ke lexuar Kuranin? Allahu i thotë të gjitha! (E kam fjalën për ata që e besojnë si mesazh të Zotit.) Ndërsa ti don ta përshtatësh me botën tënde të rehatisë dhe lluksit! Allahu i Kuranit thotë (f.105, p.185: “Sejcili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” E more vesh o Ben, o bin i Zotit, o bene meravigliose! Kjo jetë është përjetim mashtrues! E sa e sa pjesë të tjera nga më të ndryshmet që ka Kurani; merreni dhe lexojeni!
Don ta vesh në dyshim fjalën e Allahut, ti Ben? Atëhere nis diskutimin një për një, e për të gjitha pikat e Kuranit! Po deshe të ndihmoj dhe unë! Por dëngla pelivanësh alla shou modelesh versaxhe mos na shit këtu! Mos na shit thasë me moralizime, si patate Kuksi!
Kështu don ti kthesh terroristët në rrugën e paqes, ti o Ben?! Nga një anë tu thuash se feja juaj, pra Kurani, fjala e shenjtë e Allahut na thotë kështu, por ju silluni ashtu!!! Nga njëra anë Allahu na mëson në Kuran rregullat e skllavërisë, ndërsa nga ana tjetër ti u thua islamikëve të zbatojnë ligjet juridike! Nga njëra anë Kurani na mëson me dhjetra rregulla mbi trashëgiminë, (gruaja 1/6 e mallit), mbi martesën (ndarjen, rindarjen, bashkimin, ribashkimin, katër gra, etj.), mbi jetën seksuale (me gratë, me skllavet, në kohën e menstruacioneve të gruas, pas tyre, etj.), mbi dajakun, mbi alkolin, mbi mishin e derrit, etj.-etj., ndërsa ti Ben Blushi don që këto rregulla të Allahut ti modernizosh e, biles, ti zevëndësosh me ligjet juridike të kohës së sotme! Ti nuk dukesh në rregull nga trutë, o Ben! Ti nuk e ke kuptuar akoma, se koha e feve, aq më tepër ajo e fesë myslimane, ka kaluar!
Na thua se ka vetëm një rrugë për ti shpëtuar terrorizmit, bindja ndaj islamit! Atëhere nisu ti vetë i pari dhe bindju islamit, sepse unë dhe 95% e shqiptarve nuk besojmë andrra n’beze! Nëse mendon, se vetë islami ka vetëm një rrugë, reformimin, provo vetë ta reformosh, -sepse deri tani nuk ka bërë kërkush përpjekje ta reformojë!-, (gabohesh ore injorant i historisë dhe teologjisë, sepse janë me dhjetra prej tyre që kanë bërë përpjekje për ta reformuar islamin, dhe kanë dështuar; ka qenë jeta vetë ajo me marrdhëniet e saj ekonomike, sociale, kulturore, sportive, etj., që ka ndryshuar diçka në jetën e arabëve dhe myslimanve në botë, por jo vetë feja). Provo vetë ta reformosh fenë dhe të shohim ç’vezë do na bësh!.. Ja, po ta them unë më parë, një vezë të qelbur me erë të keqe do na bësh, o Ben, sepse –megjithë dëshirën e mirë që të karakterizon– atë kapacitet ke në lëmin e historisë dhe teologjisë!
Por, -siç thashë edhe më lart- ti e ke pak peng me fenë myslimanë dhe tani don të rregullosh urat, me këtë rast, ti afrohesh edhe ca më tepër rrugës karrieriste të politikës. Unë të dyja qëllimet ti kuptoj, ndaj dhe ti fal! Por unë nuk mund të të fal shoun tënd prej veshjesh alla versaxhe, që d.t.th., shoun e veshjes së jashtme të njeriut, të kësaj feje dhe të çdo feje tjetër, kështu që kështu të krijuar nga koka sharlatane e njeriut, nga kaplloqja e atyre parakaluesve tanë dhe –njëkohësisht– pasardhësve të majmunit afrikan.


Postuar nga AngelDevil datë 26 Nëntor 2015 - 15:49:

Hajde mendim hajde 10 km i gjate lol

M.c.2

mendime shterpe...


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2015 - 05:30:

Robert,

Ne fakt eshte veshtire qe mendimi i castit te jete si artikull gazete. Pse nuk i poston shkrimet mbi tema te caktuara aty ku pershtaten, psh tek neforumi i lajmeve apo letersise. Nejse.

Sa per mendimin e pare qe dhe, nuk eshte cudi qe dhe te pjekurit te cpiqen. Por nga eksperienca ime multi-nacionale kuptoj se aktualisht ka nje perplasje mes civilizimeve. Jo dhe aq myslimaneve sa nje fraksioni mylsiman qe bertet Allahu Akber (a si shkruhet) dhe vret njerez. Per mua keta jane pjese e nje kulture qe duhet zhdukur. Do kuptoja po te luftonin perendimin per padrejtesite qe u jane bere, kjo eshte normale. Por kjo eshte lufte fetare, e lindur nga keto fraksione myslimanesh, qe vrasin njerezit per aresye fetare. Ka kaluar koha kur keto grupe mund te mposhteshin me llogjike dhe me luftra te vogla. Ata tani jane tamam si nazistet ne kampet e shfarosjes, nuk ndjejne faj kur vrasin sepse ne te tjeret i dukemi si pleshta, si njerez inferiore, vetem kush lexon kuranin dhe ve burka ka vlere njerezore sipas tyre.

Evropa keto nuk i sheh mire, sepse si gjithmone mes burokracise dhe difuzionit te pergjegjesise pluskon mentaliteti "he se do e zgjidhim me te mire" derisa kryeqyteti historik i Evropes kthehet ne vend masakre.

Me pak fjale, ka dy grupe myslimanesh, shumicen qe jeton dhe respekton te tjeret, dhe xhihadistet qe na shikojne ne te tjereve si buburreca. Te paret jane njerezit te mire, pa te cilet shoqeria jone nuk do ishte ketu ku eshte, te dytet duhen masakruar ne mase deri ne zhdukje. Nese duan ta quajne lufte fetare le ta quajne te tille. Dihet edhe qe masakrimi i grupit te dyte nuk mund te behet ne menyre kirurgjike, te pafajshmit mund te humbin jeten, ne kohe lufte mbizoteron ligji i luftes, jo ligji i paqes. Sa per numrin, nje llogaritje e thjeshte me thote se duhet te vriten te pakten 100 mije deri ne 1 milione qe ai lloj radikalizmi islamik te zhduket.

Ky ishte mendimi im i disa casteve


Postuar nga Ar datë 28 Nëntor 2015 - 16:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa per numrin, nje llogaritje e thjeshte me thote se duhet te vriten te pakten 100 mije deri ne 1 milione qe ai lloj radikalizmi islamik te zhduket.

Ky ishte mendimi im i disa casteve



Qe do zhduket sdiskutohet, se cdo fillim e ka nje mbarim. Po a eshte e nevojshme te vriten kaq shume njerez? A nuk do ishte me mire qe me kohe te ishin zhdukur "kokat" e ketij grupi edhe nuk do merreshin ne qafe gjithe keto njerez qe nje Zot e di se ca u bejne per tua mbushur mendjen. Kot nuk thone qe injoranca te merr ne qafe, po si pasoje e injorances se disave po e hajne dhe te pafajshem. Gjithsesi ajo qe u be u be, dhe ajo qe ka per tu bere do behet!

Ps: Ishte thjeshte nje mendim qe me lindi ne cast si rrjedhoje e postimit tend Fajtori, kaq


Postuar nga robert datë 28 Nëntor 2015 - 19:24:

Natyrisht Fajtor qe dy shkrimet mbi Blushin jane shkrime gazetash, (sic dallohet nga shkronja "ë" qe kane), por qe une nuk ua nis mw atyre, si humbje kohe qe eshte; thjesht, me ngacmon krimbi nga brenda kur dalloj -si ne rastin konkret te Blushit- se tjetri po flet me poza dhe gjuhe shou, pa plane konkrete, e po ashtu tek "ndihma ndaj fese myslimane" qe Blushi shkruan, nje shplarje goje e tij ne fakt, pa e njohur kete fe! Blushi dhe kushdo ka te drejten e tij te shkruaje, po ashtu kushdo ka te drejten te replikoje; dikush (te paktet) ka(ne) privilegjin te dale(n) ne gazete cdo dite dhe jave, dikush tjeter (me te shumtet) ka(ne) "privilegjin" te shfaqi(n) mendim-in/-et e tij/tyre neper komente dhe portale si ky. Ne rastin e Blushit mendova te hap nje nenteme me emrin e tij, tek letraret e rinj, dhe gabim qe nuk e hapa, por duke dashur mos ta kem emrin tim tek te gjitha temat ne kete kohe ku ky portal frekuentohet ralle, e keshtu po i lija te gjitha keto shkrime tek nje vend "i imi". Nese ke mundesi mund ta hapesh nje nenteme me emrin e Ben Blushit dhe i kalon dhe keto dy shkrime aty.
Tani persa i perket myslimanizmit dhe perplasjes se feve, kulturave dhe civilizimeve, per te cilen flet, duke perdorur keto terma kaq te medhenj mediatike te koheve te fundit, kjo perplasje ka qindra vjet qe ndodh e do te ndodhe. Konflikti eshte jo ralle produkt artificial i "te civilizuarit" dhe te zhvilluarit teknikisht, i cili permes ketij konflikti dominon te prapambeturin. Keshtu, vrasja e 100 mije kriminelve, apo potencialve per tu bere kriminele, nuk e zhduk me duket mua konfliktin, keshtu nuk i zhduk kamikazet, bombat, avionet luftarake, luftrat, etj.. Vetem debati i hapur, si nje nga kushtet e demokracise, mund te favorizoje sado pak zbutjen e konfliktit. Qe bota nuk ka qene kurre ne nje mendje dhe as ka per te qene, kete e di dhe kalamani i kopshtit tashme, ndaj rrofte ligji i te kundertave, -na mesonte materializmi dialektik ne shkolle.


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 537 538 539 540 541 542 543 544 545 [546] 547 548 549 550 551 552 553 554 555 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.