Forumi Horizont | Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5451 5452 5453 5454 5455 5456 5457 5458 5459 [5460] 5461 5462 5463 5464 5465 5466 5467 5468 5469 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Natyrisht Fajtor qe dy shkrimet mbi Blushin jane shkrime gazetash, (sic dallohet nga shkronja "ë" qe kane), por qe une nuk ua nis mw atyre, si humbje kohe qe eshte; thjesht, me ngacmon krimbi nga brenda kur dalloj -si ne rastin konkret te Blushit- se tjetri po flet me poza dhe gjuhe shou, pa plane konkrete, e po ashtu tek "ndihma ndaj fese myslimane" qe Blushi shkruan, nje shplarje goje e tij ne fakt, pa e njohur kete fe! Blushi dhe kushdo ka te drejten e tij te shkruaje, po ashtu kushdo ka te drejten te replikoje; dikush (te paktet) ka(ne) privilegjin te dale(n) ne gazete cdo dite dhe jave, dikush tjeter (me te shumtet) ka(ne) "privilegjin" te shfaqi(n) mendim-in/-et e tij/tyre neper komente dhe portale si ky. Ne rastin e Blushit mendova te hap nje nenteme me emrin e tij, tek letraret e rinj, dhe gabim qe nuk e hapa, por duke dashur mos ta kem emrin tim tek te gjitha temat ne kete kohe ku ky portal frekuentohet ralle, e keshtu po i lija te gjitha keto shkrime tek nje vend "i imi". Nese ke mundesi mund ta hapesh nje nenteme me emrin e Ben Blushit dhe i kalon dhe keto dy shkrime aty.
Tani persa i perket myslimanizmit dhe perplasjes se feve, kulturave dhe civilizimeve, per te cilen flet, duke perdorur keto terma kaq te medhenj mediatike te koheve te fundit, kjo perplasje ka qindra vjet qe ndodh e do te ndodhe. Konflikti eshte jo ralle produkt artificial i "te civilizuarit" dhe te zhvilluarit teknikisht, i cili permes ketij konflikti dominon te prapambeturin. Keshtu, vrasja e 100 mije kriminelve, apo potencialve per tu bere kriminele, nuk e zhduk me duket mua konfliktin, keshtu nuk i zhduk kamikazet, bombat, avionet luftarake, luftrat, etj.. Vetem debati i hapur, si nje nga kushtet e demokracise, mund te favorizoje sado pak zbutjen e konfliktit. Qe bota nuk ka qene kurre ne nje mendje dhe as ka per te qene, kete e di dhe kalamani i kopshtit tashme, ndaj rrofte ligji i te kundertave, -na mesonte materializmi dialektik ne shkolle.
Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5451 5452 5453 5454 5455 5456 5457 5458 5459 [5460] 5461 5462 5463 5464 5465 5466 5467 5468 5469 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.