Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Kryeministri:Pronaret te kthejne siperfaqet e gjelbra
TIRANË- Tryeza që kryeministri Berisha zhvilloi pak ditë më parë me kryebashkiakët e vendit, duket se ka nisur të japë rezultatet e para konkrete. Kjo pasi, duke marrë shkas nga shqetësimet e ngritura nga disa kryetarë bashkish në atë takim, kryeministri Berisha i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, reagimin e saj. Bëhet fjalë për një shqetësim, që ka në themel pronat, ku në mjaft raste, komisionet vendore të pronave u kanë kthyer pronarëve sipërfaqe të gjelbra, si lulishte, por edhe sipërfaqe të tjera që ndodhen në institucionet arsimore, si shkollat. Ndaj, Berisha ka kërkuar që të bëhet amendimi i ligjit, ku të theksohet se procesi i njohjes dhe ai i kthimit të pronës janë dy procese të ndryshme. "Në kundërshtim flagrant me ligjin, janë kthyer sipërfaqe dhe objekte të pakthyeshme, shkolla dhe institucione të sistemit arsimor apo lulishtet e qyteteve dhe kjo faktikisht po krijon vështirësi shumë të mëdha.
Në amendimet që duhet të bëjmë duhet të qartësojmë se është tjetër gjë njohja e pronësisë dhe tjetër gjë kompensimi i saj",- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se nuk mund t'i kthehet lulishtja e qytetit pronarit të saj. Sipas kreut të qeverisë, vetëm në rast se Plani i Rregullimit të qytetit e përcakton atë si zonë ndërtimit, pronari automatikisht fiton të drejtën e pronësisë së truallit. Duke dënuar kthimin e zonave të gjelbra për pronarët nga komisionet përkatëse, Berisha tha se, do të ndëshkohen të gjitha ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij, motivi që ata e bëjnë këtë lidhet vetëm me xhepin e tyre. Madje, Kryeministri kërkoi që, të gjitha dosjet përkatëse të shkojnë në prokurori, ashtu si edhe dosjet për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ndërsa nënvizoi se, po të jetë e nevojshme, në bashkëpunim me opozitën të ndryshohet Kodi Civil, në mënyrë që të përcaktohet që prona e vjedhur të konsiderohet e tillë, pavarësisht periudhës kur ka ndodhur një veprim i tillë.
Shekulli
--------------------------
Hajde..Hajde c`ka me u bo...nje mish..mash..
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.