| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Ne vitin '94, ne Torino takova nje tregetar grek qe ishte i njohur i nje mikut tim italian. E mori vesh qe une isha Shqiptar dhe pasi biseda u nxeh me pyeti dikur... : ore sa eshte popullsia e shqiperise? -Rreth 3 milion i thashe une! C'udi me tha..une kam udhetuar shume per ceshtje pune por per aq sa kam degjuar, shqiptaret kan bere aq bema sa te krijohet pershtypja se jane 30 milione. -Edhe greket nuk ngelen pas- i shtova une dhe me tej biseda vazdoi per te tjera gjera.
Kur shkela per here te pare ne itali (kane kaluar shume vjet) nje nga pyetjet qe m'u drejtua ishte: c' cazzo 6 venuto a fare in italia?. pergjigjia ime nuk ka rendesi por ne fakt u ndieva keq sepse edhe me pas, here pas here e ndjeja se isha nje individ jo thjeshte ne hall ekonomik por nje qenie me minimumin e mundshem te te drejtave njerezore.
Kisha degjuar per emigracionin e Italianeve dhe Grekeve ne USA dhe vuajtjet e tyre te tipi kur ne dyert e lokaleve shruheshin tabela : jashte italianet dhe qente ose jashte greket dhe minjte. Por ne vend qe keta ish emigrante te beheshin me te kuptueshem e me tolerante me pas u bene ata dhe kelyshte e tyre me zi se vete persekutimi i tyre ne te shkuaren.
Me kujtohet rasti i te madhit C.Chaplin dhe persekutimit qe atij ju be per shkak te te qenit jo theshte nje gjysme hebre, por nje emigrant. ai ishte kolos dhe iu imponua me gjenialitetin e vet USA-ve dhe qe nuk e pranoi dhe iu refuzua shume here kerkesa per nenshtetesi.
Raliteti europian eshte pak me ndryshe. Mund te behesh nje yll ne cdo fushe por nuk mund te synosh majen. Pasja e nje limiti ne te drejta qe te tjeret i kane te plota.
Ja, tashti qe po shkruaj ne sfond degjoj edicionin e lajmeve ne vizion plus qe thote se ka rinisur operacioni "fshesa". O zot imadh!!! po a aka me fyerje ne kete bote se sa te te konsiderojne sublekt te denje per fshese. ja pra c'jane emigrantet ne syte e grekeve. umberto boseve dhe zh.m. le peneve. te menduart qe kemi ne per kete status nihilizues eshte per te ardhur keq. Dikur ne kete forum shkruanin djem dhe vajza emigrante qe ishn vertete ne nivel te larte arsyetimi. sot ka ende disa, ende jane emigrante por asnjeri nuk eshte driteshkurter qe terbohet nga termi "emigrant'. Pse valle nese themi "nje cope emigrant" kjo duhet marre si gjitheperfshires? per c'fare? per emigracionin si fenomen? per sattusin faktik te emigranteve?? apo per ate qe duan te jene dhe si duan te trajtohen emigrantet??? Po, po emigarntet tane te ekzekutuar menderisht nga akrketipi i heroit. po ndersa te huajt na marrin me fshese ne neperkembim ata qe me vullnet dhe pune iu imponuan tryezave dhe institucioneve me prestigjoze ne mbare boten. I tille ishte D. Hoxha, nje emigrant qe u rigthye ne itali si nje faktor i rendesishem made in albania.
Cdonjeri nga emigrantet ka nje pozicion te caktuar ne vendin e tije. Nese une jam pak jashte orbite dhe them psh: emigrantet e dreqit! Pse valle kjo do te thote se jane te gjithe ne nje kallup. Fundja nese dikush ka nje opinion dhe e leshon diku edhe ne mos paste te drejt me ragimet e turmes qe nuk le fjale pa nxjerre nga goja padashur i jep te drejte atij qe luftaraket e konsiderojne si shares emigrantesh dhe qe ne fakt eshte ende nje student ne shtetin gjerman 
Ketu ne forum kam njohur nje individ emigrant qe me punen e tije ka arritur nje pozicion te kenaqshem pune dhe jetese. Dhe me thote shpesh: gjithmone e kam ne konsiderate te kthehem ne shqiperi. E pra ai dhe shume te tjere mund te jetoje e punoje shume mire atje...
Tashti, te gjithe e dime qe emigrantet kane shkuar ne vende te ndryshme jo per te bere discovery por nga halli. ata jane si ne por te ndryshuar pak. Shpesh degjojme ndonjerin qe flet pa u menduar miere : hemo se ju shqiptaret...etj e etj.
ata/ato qe mendojne se i perkasin vendit qe jetojne ne emigrim, besoj se gabohen. por dhe ne qofte keshtu nuk duhet ti djege miza kur dikush flet "keq" per emigrantet.
Te themi te drejten ne qe jetojme ketu ne shqiperi e dime me mire funksionin e gjerave sepse eshte e perditshmja jone, por ne ende jetojme sindrromin e lashte shqiptaroid qe tenton te rrgulloj shqiperine nga larg me lot malli dhe sugjerime te high demoracy.
Sic edhe e thashe me pare une kam qene vite te tera ne emigrim dh ne europe nuk kam qene vetem NE UK dhe Portugali, por mbeta emigrant...perkete nuk ma kane fajin shqiptaret por as edhe forumistet ketu. E pashe te udhes te punoj dhe jetoj me mire ne Shqiperi dhe te them te drejten jam shume mire se se paku jam nje individ qe kam nje barazi fiktive njelloj me te tjeret. shume nga postuesit ketu per mua jane te respektuar, te lezetshem dhe me humor. U be shkak kjo teme qe ti sugjeroj se nese fillojme me t'a qi*** me ka** p*** by*** padashur i japim te drejte gjithkuj te thote : esheh qe je vec nje cope emigrant . per c'vlejti emigracioni? per te treguar qe bota nuk na pranon se jemi te vrazhde dhe pe fjalor katastrofik?
Ne fakt une nuk mendoj keshtu, bashkatdhetaret e mi nuk i vleresoj ne baze te fenoment dhe satistikave (psh 500000 te burgosur dhe mijra ne kerkim) por individualisht. ata qe punojne dhe jetojne me nder jane emigrante vetem ne syte dhe mendet e te huajve sepse ne fakt bota hipokrite e moralit kristian nuk i konsideron ata si njerz. me vjen keq por smundem te bej asgje sepse ne fakt ata njerez qe filluan te degjohen ne mbare boten per hallet e shqiptareve (sidomos emigranteve ne greqi e gjetke) luftes kunder shovinizmit, sot perdhosen pas vdekjes se tyre. ketu eshte pika e konfliktit
Une them te ulim gjakrat dhe te meremi me faktorin dhe jo me fajtorin
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.