Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim, A ka...) Ndaj, nëse këta shqiptarë të sotëm të Maqedonisë së Re dëshirojnë shkëputjen, duhet ta dijë çdokush se shteti Maqedon ekziston edhe më tej me shkëputjen e shqiptarve, e biles si një faktor stabiliteti në rajon, ky faktor stabiliteti ruan vlerat e tij nëse këta shqiptarë dalin me humbje territoriale nga kjo ndarje, dhe vetë kjo ndarje ngelet së fundi thuajse teorike, pasi për pak vjet mendohet që të gjithë të bëjnë pjesë në familjen e madhe europiane, ku lëvizja e njerzve, tregëtia, ekonomia, kultura, paraja, etj. nuk do kenë kufinj. Pra kjo ndarje do të kishte apo ketë më tepër vlerë praktike nëse komuniteti i Europës së Bashkuar do të dështojë përgjithsisht apo pjesërisht, -gjë që për momentin e çon çdo kush në mëndje, por nuk e dëshiron. (Me këtë konstatim, vlera e të cilit llogaritet vetëm në llogjiki-min hipotetik, nuk duam të themi se jemi patjetër për ’të.)
Nëse shqiptarët do të pretendonin të shkëpusnin nga ai shtet aq përqindje sa janë, ekzistenca e atij shteti të mbetur do të vihej në pikpyetje dhe aq më pak mund të flitej për një gonxhe stabiliteti në Ballkan, -kjo sepse do të thoshte që shteti Maqedon të përgjysmohej gati dhe e dyta akoma nuk është formuar aty një vetëdije e re maqedonase e shkëputur nga ajo bullgare. Ndaj këta shqiptarë duhet ta dinë rolin historik ku ndodhen. Ndaj këta shqiptarë duhet sa më shumë të tregojnë se vërtet nuk janë ata fetarë siç i tregojnë shpesh mediat. Ndaj këta shqiptarë duhet të mos lejojnë veten të bien pre e provokimeve nacionaliste.
E ndërsa e kuptojmë se paqja dhe mirkuptimi në Ballkan kërkojnë lëshime nga çdo palë, kuptojmë më kollaj problemet e shqiptarve në Mal të Zi dhe Greqi. Populli malazez është përzierja e katolikve me ortodoksit; etnikisht gjatë këtyre 2 mij vjetëve të fundit kemi aty mbetje të fiseve ilire, (vazhdimet e tyre i kemi sot të nënshtresuara/përziera tek shqiptarë veriorë, tek jugosllavë perëndimorë, tek austriakë e gjermanë jugorë), kemi mbetje të kolonëve latinë, kemi dhe popullsi të mëvonshme sllave ortodokse. Të gjithë të përzier se të përzier.
Shqiptarët luftuan më 1878 (në mos gaboj për datën e saktë) për Plavën dhe Gucinë, të cilat fuqitë e mëdha ia kishin lënë Malit të Zi, dhe e muarën. Car (apo krajl) Nikolla u morri shqiptarve Ulqinin, të cilin fuqitë e mëdha ua kishin lënë si fillim shqiptarve (akoma nën perandorinë osmane). Duke marë Ulqinin ata muarën edhe Tivarin. Dekada më vonë ua morrën shqiptarve edhe Plavën dhe Gucinë, mbajtën edhe Ulqinin dhe Tivarin. Hoti dhe Gruda më duket se u ka kaluar më 1912-13 malazezve, -por më duket se pak rëndësi ka nëse shqiptarët e humbën këtë fshat e krahinë këtë vit apo tjetrin, këtë vjeshtë apo pranverën që pasoi. Shqiptarët i kanë humbur një e nga një të gjitha. Fuqitë ballkanike lanë një Shqipëri mes tyre sa për t’mos u përplasur ato me njëra-tjetrën.
Në ndryshim me Maqedoninë e Re, malazezt kanë shekuj që kanë formuar një komb malazez. Pra ky komb jo vetëm është faktor stabiliteti midis Shqipërisë dhe Serbisë, por ky komb është edhe një konkurrent në fuqinë ekonomike me këto dy vende. Problemet etnike janë më të pakta, sepse për shkak të fesë shumë shqiptarë janë përzier me malazezë gjatë periudhës otomane, pra katolikët shqiptarë janë martuar me katolikë dhe ortodoksë jugo-sllavë. Hyrja e përbashkët me Shqipërinë në komunitetin europian patjetër do i lëri mënjanë edhe ato pak probleme etnike që dallohen akoma në këtë vend.
Dhe, përsa i përket arvanitasve dhe çamëve të Greqisë, mendoj se është krejt destabilizuese për shqiptarët nxitja e nacionalizmave atje nga disa nacionalistë të rinj shqiptarë. Duhet të njihet prona e çamëve të larguar me dhunë në Shqipëri, apo tu jepet shpërblimi këtyre, -kjo do ishte një shenjë respekti ndaj ligjeve europiane nga ana e Greqisë.
Mbi të gjitha mendoj se jo frymat nacionaliste, të cilave u ka kaluar koha, por arsimimi dhe kultura do e ngrejnë në piedestal kombin alban; nga ana tjetër mëson kështu bota se shqiptarve u është punuar jo rallë me hile nga fqinjët.
Do.÷Fr. 23÷24. 02. 2012
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.