Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)


Postuar nga Ami- datë 21 Shkurt 2004 - 19:36:

Eniss!
Une ne disa shkrime te mia kam perqafuar pikerisht kete ide: Qe Mjafti po sjell nje edukim te njerezve ne kete menyre. Prezenca e organizatave te tjera dhe e shoqatave te tjera eshte shenje e metejshme demokracie dhe nevojshmeri per arritjen e objektivave qytetare.

Mjafti ka meriten qe u be flamurtari i kesaj levizje, eshte normale qe ne kete rruge do te ecin edhe shoqata, levizje, organizata te tjera se po te mos levizin do te mbesin ne vend dhe do i lene eksluzivitetin Mjaftit!

Nga ana jone si qytetare ne mund te kemi vetem perfitim nga levizje te tilla sepse bashkimi i tyre do te sillte me teper zgjidhje dhe me teper presione ndaj shkelesve te te drejtave tona qytetare.

Jam i bindur se keto arritje te vogla nuk shenojne kulmin e ketyre protestave por fillimin e tyre. Ka njerez qe nuk besojne ne nje vizion apo nje ide ne fazen e tyre fillestare por vetem pasi shohin dicka konkrete. Ne kete moment ka arritje konkrete dhe keto jane argumente per mosbesuesit. Ne te tjeret qe i besuam keto ide qe ne embrion e shohim me ngjyra me optimiste kete levizje dhe te ardhmen e ketyre shoqatave, Ojq-ve, Ojf-ve, levizjeve etj etj. Kontributin tone mund ta japim ne shume menyra, nje prej te cilave do te ishte eleminimi i dyshimeve te kota dhe te pabaza i bazur ne thashetheme qe edhe pse mund te jene apo jo te verteta nuk kane pse prekin nje levizje te gjere qe nuk mund te perbaltet me nje LOKAL (se kjo eshte e vetmja akuze qe eshte bere).

Une uroj qe ne kete forum te kemi edhe organizata apo levizje te tjera si Mjaft qe te sjellin zerin e tyre te protestes kundrejt padrejtesive te ligjshme dhe te paligjshme qe na behen cdo dite mbi kurriz.


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.