Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Me përgjithësimin e materialeve gjeologo-gjeofizike dhe të shpim-kërkimeve janë marrë disa grupe gjeologësh, të cilët i kanë paraqitur në raportet e rilevimit: M. Sinomati, B. Kokomani, F. Trëndafili kanë përgjithësuar materialet gjeologjike të rajonit Shupalit (Tiranë), duke paraqitur edhe hartën gjeologjike 1:25000 te Zallmnerit “Mbi rezultatet e shpimit dhe përvetësimit të pusit Zallmner-1 dhe rekomandimet për vazhdimin e punimeve të mëtejshme në rajonin e Shupalit” Fier mars 1972. K. Rama, P. Muhameti, A. Hyseni, T. Bardhi, Y. Kapllani ne vitin 1974 kane bërë përgjithësimin e materialeve gjeologo-gjeofizike të rajonit Durres-Bishti i Pallës, të shoqëruar edhe me hartën gjeologjike “Ndertimi gjeologjik dhe prespektiva naftegazmbajtese te rajonit Durres-Bishti i Palles” Fier 1975. Ndërsa V. Bare, V. Xhango, E. Veizi, N. Dariu. L. Spiro, V. Shyti kanë përgjithësuar materialet gjeofizike, gjeologjike dhe të rilevimeve 1:25000 të rajonit Elbasan-Papër-Shtepaj, shoqëruar edhe me hartën gjeologjike “Ndertimi gjeologjik dhe prespektiva naftegazmbajtese te rajonit Elbasan-Papër-Shtëpaj” Fier 1975.
Dh. Gjenerali, H. Dariu, S. Arapi gjatë vitit 1975 kanë bërë përgjithësimin e materialeve sizmike e gjeologjike të rajonit Panahorit te shoqëruara edhe me hartën gjeologjike 1:25000 “Ndertimi gjeologjik dhe prespektiva naftegazmbajtese te rajonit të Panahorit” Fier 1975. Kurse B. Canaj D. Mezini, E. Prenjasi, B. Sejdini, Ç. Xhufi, A. Stamata, Th. Pulia, P. Kaçanaj, Th. Mici, A. Bocaj kanë përgjithësuar materialin gjeologo-gjeofizik të rajonit të Kalcatit të shoqëruar dhe me hartën gjeologjike 1: 25000 “Ndertimi gjeologjik dhe prespektiva naftegazmbajtese te rajonit Kalcatit” Fier 1976. L. Spiro, V. Sillo, A. Meme, L. Thomaj, Th. Pulia, Dh, Billa, B, Goxhaj, A, Veraj, N. Mema kanë përgjithësuar materialin gjeologo-gjeofizik të rajonit të Vjoses të shoqëruar dhe me hartën gjeologjike 1: 25000 “Raport mbi përgjithësimin gjeologo-gjeofizik të rajonit të Vjosës për sqarimin e naftegazmbajtjes së tij” Fier 1978.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.