Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 541 542 543 544 545 546 547 548 549 [550] 551 552 553 554 555 556 557 558 559 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Janar 2010 - 05:18:

Masakra në Finlandë, policia: Autori i zgjodhi viktimat

Policia ne Finlande thote se Ibrahim Shkupolli personi qe vrau pesë vetë pas një sulmi në një kompleks dyqanesh në qytetin finlandez Espoo, pranë kryeqytetit Helsinki, nuk qelloi kuturu ne turme.


Ka dyshime te forta se ai i zgjodhi viktimat e veta dhe se ato kane lidhje zinxhir me marredheniet e tij me te dashuren finlandeze e cila gjithashtu u gjet e vrare nga Shkupolli ne apartamentin e saj prane qendres tregtare.

Viktimat punonin ne te njejtin dyqan me vajzen, e cila ishte ndare nga Shkupolli, madje kishte kerkuar ndihme nga policia, pasi e akuzonte ish-te dashurin e saj, se donte ta vriste. Policia e kishte madje edhe adresen e tij te skeduar, dhe pak minuta pas deshmive te para mbi ngjarjen, nje skuader anti-terrori u dergua atje, por ata e gjeten Shkupollin te vdekur.

Sipas policise, nje nga viktimat (i qelluar dy here me plumba ne koke) mund te jete i dashuri i ri i ish-te dashures se vrasesit.

Autoritetet thane se shqiptari 43 vjecar, qe vrau veten pas masakres, ishte i martuar dhe kishte ardhur ne Finlande nga Kosova bashke me gruan e tij shqiptare qe ne 1990, por atij nuk iu dha shtetsia per shkak te precedenteve penale, midis te cileve ishte dhe armembajtja pa leje.


Kryeministri finlandez Matti Vanhanen tha pas masakres se Finlanda do rishoh kuadrin ligjor per armet.

Kreret e shtetit ne Prishtine ngushelluan familjaret e viktimave.


***
Quhet Ibrahim Shkupolli (ne foto) autori i masakres ne nje qender tregtare prane kryeqytetit te Finlandes.

Agjensite e lajmeve njoftuan se një burrë ka qëlluar dhe vrarë pesë vetë pas një sulmi në një kompleks dyqanesh në qytetin finlandez Espoo, pranë kryeqytetit Helsinki, para se të vriste veten.

Katër persona, tre burra dhe një grua, kanë gjetur vdekjen kur ai hapi zjarr me një revolver 9mm mbi turmën e blerësve në kompleksin e dyqaneve Sello.

Policia thotë se sulmuesi quhet Ibrahim Shkupolli, 43-vjeç, i cili sipas tyre kishte precedent penal.

Dëshmitarët thonë se personi i veshur me të zeza shkoi në drejtim të dyqanit të ushqimeve Prisma rreth orës 10 të mëngjesit para se të fillonte të qëllonte.

Më vonë policia gjeti më vonë një trup të pestë pa jetë në një apartament aty pranë.

Ajo besohet se është ish e dashura e sulmuesit, dhe punonjëse e dyqanit Prisma.

Dëshmitarët flasin për skena kaosi pasi u degjuan të shtënat.

"Shumë njerëz qanin, dhe shumë shitës i zuri paniku," i tregoi një dëshmitar një radioje finlandeze.

Qendra e dyqaneve Sello u mbajt e rrethuar nga forcat e policisë dhe trenat nuk ndaluan per shume orë në stacionin pranë dyqyneve.


Forcim i rregullave për armët

Finlanda ka një traditë të vjetër të gjuetisë, por deri kohët e fundit krimet me armë kanë qenë të rralla.

Qeveria i ka forcuar rregullat kundër armëve pas disa vrasjeve masive në disa shkolla në vitet 2007 dhe 2008.

Në nëntor 2007, një 18-vjeçar vrau shtatë nxënës në shkollën e tij në qytetin Tuusula, para se të vriste veten. Ai kishte lëshuar më parë një video në internet ku paralajmëronte për sulmin e tij.

Në shtator 2008, një 22-vjeçar që përgatitiej për tu bërë kuzhinier vrau 10 persona në një kolegj para se të vriste veten.

Edhe ai kishte lëshuar më parë një video në internet që e tregonte duke qëlluar me armë.

Pas lëshimit të videos policia e kishte intervistuar këtë person, por kishte arritur në përfundimin se nuk kishte arsye të mjaftueshme për t'i hequr liçencën për të mbajtur armë.

Pas këtyre ngjarjeve policia forcoi rregullat për lejet e pistoletave, duke mos u dhënë leje për mbajtje arme atyre që aplikojnë për armë pa bërë një kurs trajnimi për të paktën një vit.

Gjithashtu, aplikuesve u kërkohet një letër nga mjeku lidhur me shëndetin e tyre mendor si dhe të dalin në një intervistë para policisë para se t'u jepet leja për të mbajtur armë.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 541 542 543 544 545 546 547 548 549 [550] 551 552 553 554 555 556 557 558 559 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.