Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 542 543 544 545 546 547 548 549 550 [551] 552 553 554 555 556 557 558 559 560 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Piktor datë 10 Janar 2016 - 01:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Hahaha, ca ke qe kruhesh piktoro. Problemi eshte i kundert me ate qe spjegon, jemi marre me politike me shume se duhet, ne cdo edicion lajmesh, ne cdo show humoristik, kudo ka politike. Kjo eshte shprehje e qarte e perversitetit social shqiptar.

Edi Rama po ben gjera qe shumica nuk i aprovon, madje ka pakenaqesi masive. Por edhe shume gjera duheshin bere, dhe nga larg tingellojne te sakta. Jane ata qe jane afer qe nuk jane dakort.

Kurse per Berishen, vazhdoj te mbetem i mendimit se vdekja e tij do qetesoje shpirtrat e shume njerezve. Mua do me qetesonte sikur te ekzekutohej, jo te vdiste nga pleqeria sic po e lene. Krimi me i madh qe i ka bere kombit eshte keq-edukimi i rinise dhe trashegimi i kafsherise, injorances, dhe konfliktualitetit tek brezi tjeter i PD-isteve. Plumbin ne koke e ka pak nje kriminel i gjithanshem si Berisha.

Jemi marre me politike, shume biles. Tashme Edi po ben ca gjera te mira qe shumica nuk i aprovon. Populli duhet ti aprovoje pasi Edi eshte vizionar sipas fajtorit. Biles populli sipas ideologut fajtori duhet te jete derr i kenaqur e te mos merret fare me politike si shfaqje e huaj dhe perverse e shoqerise. Biles biles ky ideolog arrin derisa te gjeje shkakun e keqedukimit te popullit tone, sidomos rinise sone dhe jep edhe recetat. Lol me kishte marre malli per informacion politik.


Postuar nga NS-6 datë 12 Janar 2016 - 03:24:

Piktor, jepi Cezarit cfare i takon Cezarit!
Ne disa gjera duhet ta pranojme qe i ka bere me hak ashtu sic duhet thene qe ne disa te tjera ja ka fut kot! Ceshtjen e dritave iher nuk ka rob qe te thote qe nuk i dha nje drejtim katrahures qe ishte bere! Paguaje ne poste dhe ajo e postes i mbante leket vete, fatura afrofe, ti paguaje e fqinji me trefazor ne shpi ja dilte paq...dhe prap ti e haje serish sepse cmimi ty te rritej se ai qe nuk kishte paguajtur nuk do paguante akoma! Dhe ketu besoj se jemi dakort!
Vijme tek ceshtja e kuponit! Te pelqen ste pelqen, shitblerja duhet te shoqerohet me nje fature ku edhe shteti duhet te marre pjesen e vet! Kaloje tek Myslim Shyri, dyqonet me cmime ne stratosfere, filloi fushata, gjysma u mbyllen! Nese ti i jep nje shpjegim, bujrum! Gjithmone nese duam te ecim drejt Evropes!
Per here te pare sheh deputete qe u iken mandati. Natyrisht ketu me ke edhe me mua me te njejtin mendim qe pjesa me e madhe eshte show, por te pakten behet!
Kishim me teper universitete se gjith Amerika dhe per me teper e dinim fare mire qe ishin fabrike diplomash. Lyje murin e universitetit dhe dilje me diplome. A mund ta mendosh mer ca do te thote kjo gje? A e mendon mer qe nje te neserme ky person te ben gjemen nese del arkitekt, jurist, mjek a cfaredo profesioni tjeter per te cilin mund te bohet armik publik!
Kemi rene qetesi neper lajme ku me pare gjysmen e zinte mbledhja e qeverise se Sales qe tregonte barcaleta dhe i fuste nje te qeshur, ose rekordet e notit. Te kapte gjysma e ores vec me degju si perfundonte fraza!
Per here te pare del qe financat dalin ne negativ. Lajm i hidhur por te pakten pranohet! Mos harro qe kjo eshte e veshtire te pranohet nga "ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise" dhe "vendi qe i ka rruget me te mira se sa Norvegjia"
Ne shume gjera te tjera jam kundra natyrisht por per keto nuk ke cfare te thuash! Nje here e nje kohe kane qene tenderat ku abuzonin tani ja kane vene emrin koncesione dhe me ritmin qe po ndjekin edhe pak ska per te ngel asgje pa u dhene ne koncesion! Mjekesia falas eshte e destinuar te ngele utopi.
Ajo qe duhet te pranojme eshte qe e djathta nuk paraqet alternative per te pakten 2-3 mandate dhe nese edhe kjo e majte do deshtoje, shqiptaret me mire te votojne partine agrare se per sa "fshatare" qe jemi nga trute, nje cope toke do na e japin me e mbjelle!


Postuar nga robert datë 15 Janar 2016 - 21:33:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Nuk e di nese e pate gje nje video qe shihej nje polic i rrugores qe kalonte autostraden! Behesh fjale qe u korruptu dhe i dhane lek , por mua me beri pershtypjen se si polici kaloj rrugen pa pike turpi duke ua bere dhe makinave me dore qe te ulnin shpejtesine ... ne mes te autostrades

Nuk e besoj se nje vidio e tille perben sot ndonje sensacion! S.d.q., duhej sjelle linku, biles s'do ishte keq te na i shpjegonte dikush se si behet nje link, apo si merret dhe hidhet ketu.


Postuar nga Fajtori datë 16 Janar 2016 - 10:39:

NS6, me ne fund po arrike tek perfundimi qe mjekesia falas eshte utopi. Edhe pak do arrish te ideja qe kam kohe qe e them. Shqiperia nuk eshte vend ku mund te lulezoje shteti, prandaj duhet dhene drejtim vetem privatisht. Shqiptaret jane mesuar te japin leke, kshu qe me mire ti japin ligjerisht tek privati.

Megjithate, une gjykoj kshu per se largu. Nga afer ndoshta duken ndryshe gjerat.


Postuar nga robert datë 16 Janar 2016 - 22:31:

Citim:
[i] ... mjekesia falas eshte utopi. Edhe pak do arrish te ideja qe kam kohe qe e them. Shqiperia nuk eshte vend ku mund te lulezoje shteti, prandaj duhet dhene drejtim vetem privatisht. Shqiptaret jane mesuar te japin leke, kshu qe me mire ti japin ligjerisht tek privati. [/B]

Ide mjaft interesante, por te cilen une dua te pakten nje jave ta analizoj!


Postuar nga Fajtori datë 19 Janar 2016 - 03:54:

Cilen pjese nuk kupton robert. Me skeme se bej dot, po nja dy fjali me shume mund ti them. Thashe se ishte e thjeshte per tu kapur.


Postuar nga robert datë 19 Janar 2016 - 22:54:

Fajtor, kohe me pare jepje mendime te vlefshme, ndersa tani ia keput si kau peles ne shume tema. Ky problemi i mjeksise falas apo me pagese, apo ne nje kombinim te te dyjave, eshte diskutuar aq shume ne bote (jo vetem nga shek. i 19 e kendej, por edhe me pare), sa duhej treguar pak me kujdes kur leshohen shprehje te tilla si thikat e artistit te cirkut rreth kokes se artistes se lidhur.
Edhe vete mjeket kur kane folur per kete problem, kurre nuk kane qene per mjeksine me pagese, pasi kjo eshte edhe nje ofendim i punes dhe obligimit te tyre. Mjeksia nuk eshte pune si cdo pune tjeter, por dhe nje mision qe njerez te ndryshem i vene vetes; qofte dhe pjeserisht.
Nuk po flasim pastaj per avantazhet qe ka mjeksia falas, jo ne te gjitha por ne ato me imediatet, pasi garanton nje popullsi me vitale nga ajo qe katandiset deri atje sa te paguaje edhe per nje vizite te zakonshme pas nje temperature.
Nuk po diskutojme pastaj pasojat e keqija nga teresia e mjekimit me pagese, ku mjeket behen teresisht konkurrente, ku per kete shkak leshojne raporte sipas qejfit, e sa e sa deme te tjera nga nje mjeksi totale me pagese. Ndaj, pak me me llogjike kur diskutojme gjera qe bota (dhe Shqiperia) i kane diskutuar me kohe me miliona here.
Pa diskutim, mjeksia me pagese do te ekzistoje gjithashtu, qofte edhe si alternative ndaj asaj falas, apo ne disa proöese mjeksore, por ne te gjithe sherbimin mjeksor. (Nuk po i futem fshatit, se u hapa shume.)


Postuar nga robert datë 19 Janar 2016 - 22:56:

ne rreshtin e fundit kam nje gabim. Duhet: por jo ne te gjithe sherbimin mjeksor.


Postuar nga cecilia datë 20 Janar 2016 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Fajtor, kohe me pare jepje mendime te vlefshme, ndersa tani ia keput si kau peles ne shume tema. Ky problemi i mjeksise falas apo me pagese, apo ne nje kombinim te te dyjave, eshte diskutuar aq shume ne bote (jo vetem nga shek. i 19 e kendej, por edhe me pare), sa duhej treguar pak me kujdes kur leshohen shprehje te tilla si thikat e artistit te cirkut rreth kokes se artistes se lidhur.
Edhe vete mjeket kur kane folur per kete problem, kurre nuk kane qene per mjeksine me pagese, pasi kjo eshte edhe nje ofendim i punes dhe obligimit te tyre. Mjeksia nuk eshte pune si cdo pune tjeter, por dhe nje mision qe njerez te ndryshem i vene vetes; qofte dhe pjeserisht.
Nuk po flasim pastaj per avantazhet qe ka mjeksia falas, jo ne te gjitha por ne ato me imediatet, pasi garanton nje popullsi me vitale nga ajo qe katandiset deri atje sa te paguaje edhe per nje vizite te zakonshme pas nje temperature.
Nuk po diskutojme pastaj pasojat e keqija nga teresia e mjekimit me pagese, ku mjeket behen teresisht konkurrente, ku per kete shkak leshojne raporte sipas qejfit, e sa e sa deme te tjera nga nje mjeksi totale me pagese. Ndaj, pak me me llogjike kur diskutojme gjera qe bota (dhe Shqiperia) i kane diskutuar me kohe me miliona here.
Pa diskutim, mjeksia me pagese do te ekzistoje gjithashtu, qofte edhe si alternative ndaj asaj falas, apo ne disa proöese mjeksore, por ne te gjithe sherbimin mjeksor. (Nuk po i futem fshatit, se u hapa shume.)





Robert,
nese e kam kuptuar mire ate qe ka thene faja po e them une prape. ai thote se ne sistemin e Shqiperise sotpersot te korruptuar ku njerzit fukarenj paguajne spitalet publike si dhe mjeket e tyre te cilet e kane te pakten nje rroge mujore, me mire ti japin ato leke te privati se ndoshta sdo te abuzojne aq shume mbi ta sa vet shteti. kjo eshte idea.

nuk krahasohet Shqiperia me ato spitale qe ke ne koke ti. harroje
Shqiperia eshte si ajo shtepia me teneqe nga siper sa bie shi pike ketu e pike atje. te pikon gjithandej. do njerez te ndershem dhe qe e duan vendin e tyre pa te behet shqiperia. lere pastaj qe do ligje strikte dhe te zbatohen. po eh de kush ti bej keto..


Postuar nga eliz datë 20 Janar 2016 - 22:48:

A di njeri te me thote ca mbiemri eshte Schmidt?


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 542 543 544 545 546 547 548 549 550 [551] 552 553 554 555 556 557 558 559 560 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.