Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5508 5509 5510 5511 5512 5513 5514 5515 5516 [5517] 5518 5519 5520 5521 5522 5523 5524 5525 5526 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Piktor datë 23 Janar 2016 - 01:20:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Piktor, jepi Cezarit cfare i takon Cezarit!
Ne disa gjera duhet ta pranojme qe i ka bere me hak ashtu sic duhet thene qe ne disa te tjera ja ka fut kot! Ceshtjen e dritave iher nuk ka rob qe te thote qe nuk i dha nje drejtim katrahures qe ishte bere! Paguaje ne poste dhe ajo e postes i mbante leket vete, fatura afrofe, ti paguaje e fqinji me trefazor ne shpi ja dilte paq...dhe prap ti e haje serish sepse cmimi ty te rritej se ai qe nuk kishte paguajtur nuk do paguante akoma! Dhe ketu besoj se jemi dakort!
Vijme tek ceshtja e kuponit! Te pelqen ste pelqen, shitblerja duhet te shoqerohet me nje fature ku edhe shteti duhet te marre pjesen e vet! Kaloje tek Myslim Shyri, dyqonet me cmime ne stratosfere, filloi fushata, gjysma u mbyllen! Nese ti i jep nje shpjegim, bujrum! Gjithmone nese duam te ecim drejt Evropes!
Per here te pare sheh deputete qe u iken mandati. Natyrisht ketu me ke edhe me mua me te njejtin mendim qe pjesa me e madhe eshte show, por te pakten behet!
Kishim me teper universitete se gjith Amerika dhe per me teper e dinim fare mire qe ishin fabrike diplomash. Lyje murin e universitetit dhe dilje me diplome. A mund ta mendosh mer ca do te thote kjo gje? A e mendon mer qe nje te neserme ky person te ben gjemen nese del arkitekt, jurist, mjek a cfaredo profesioni tjeter per te cilin mund te bohet armik publik!
Kemi rene qetesi neper lajme ku me pare gjysmen e zinte mbledhja e qeverise se Sales qe tregonte barcaleta dhe i fuste nje te qeshur, ose rekordet e notit. Te kapte gjysma e ores vec me degju si perfundonte fraza!
Per here te pare del qe financat dalin ne negativ. Lajm i hidhur por te pakten pranohet! Mos harro qe kjo eshte e veshtire te pranohet nga "ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise" dhe "vendi qe i ka rruget me te mira se sa Norvegjia"
Ne shume gjera te tjera jam kundra natyrisht por per keto nuk ke cfare te thuash! Nje here e nje kohe kane qene tenderat ku abuzonin tani ja kane vene emrin koncesione dhe me ritmin qe po ndjekin edhe pak ska per te ngel asgje pa u dhene ne koncesion! Mjekesia falas eshte e destinuar te ngele utopi.
Ajo qe duhet te pranojme eshte qe e djathta nuk paraqet alternative per te pakten 2-3 mandate dhe nese edhe kjo e majte do deshtoje, shqiptaret me mire te votojne partine agrare se per sa "fshatare" qe jemi nga trute, nje cope toke do na e japin me e mbjelle!

Ne fakt dilema per popullin e thjeshte ka qene gjithmone, me mire nje veze sot apo nje pule mot. I shkruajta nje here nje njeriut tim, mos u qani tani se keni Edi Ramen. Merre me mend pergjigjen qe me ktheu. E pra ai ishte ndoshta edhe eshte fanatik i Ps. Mjafton te te them se ka marre pjese ne te gjitha protestat e ps-se.
Edhe une isha koshient se kishte ardhur koha per rotacion. Biles rotacionet duhet te jene me te shpeshta. Ishalla e ka kuptuar populli kete ne zgjedhjet me te para.


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5508 5509 5510 5511 5512 5513 5514 5515 5516 [5517] 5518 5519 5520 5521 5522 5523 5524 5525 5526 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.