Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5514 5515 5516 5517 5518 5519 5520 5521 5522 [5523] 5524 5525 5526 5527 5528 5529 5530 5531 5532 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga NS-6 datë 25 Janar 2016 - 00:09:

Citim:
Po citoj ato që tha robert

Largpamesia ka te beje me ARSIMIN, dhe ky eshte rrudhur tani.



Largpamesia fillon dhe zhvillohet me secilin prej nesh. Kerkohet ndihma e secilit per tu bere realitet! Ky koncept ne Shqiperi eshte derrmuar fare sepse secili ben sipas kokes se vet! Me kujtohet ajo fjale Ahmet Zogun (sdi me te thene nese ka qene barcalete apo eshte thene me te vertete) qe tha "Jam mbreti i 1 milion mbreterve".
Arsimi ka qene pika ku me teper eshte abuzuar ne te kaluaren dhe pasojat po ndihen sepse nje pjese e mire e atyre qe blene diploma, sot i gjen ne poste te rendesishme dhe te thote "Diplome ti, diplome une, ca m*tin do" dhe ty te te rrofte qe je mnduar me mish e me shpirt ta marresh ate diplome nderkohe qe ai e ka ble me 10 kokrra veze! Dhe e di ku eshte me e keqja? Qe nese e tregon kete histori nje shqiptari, te thote "i lumt, rob i qut" dhe e cilesojne si virtyt mashtrimin e genjeshtren!

Ne vendet e huaja, mesuesi vleresohet me teper se cilido profesion tjeter sepse eshte ai qe pergatit brezat, ndersa ketu tek ne nuk vleresohet sic duhet por edhe ata qe jane, nje pjese kane rene pre e sistemit qe ngriti ne piedestal genjeshtren, hajduterine dhe shkaterroi largpamesine! Nese do te kishte ushqyer konceptin e largpamesise, ai sistem do ishte larguar kohe me pare!


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5514 5515 5516 5517 5518 5519 5520 5521 5522 [5523] 5524 5525 5526 5527 5528 5529 5530 5531 5532 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.