Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 544 545 546 547 548 549 550 551 552 [553] 554 555 556 557 558 559 560 561 562 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Katilesha datë 09 Dhjetor 2009 - 04:50:

Tulpe do me thellosh me shume zhgenjimin apo si e ke hallin?

Po te them qe ne momentin qe fillova te hyj ne teme , doli nje "The end" aty qe ia vuri kapakun pershtypjeve te mia si film. Pa cka se luanin aktore si Timo Flloko apo Yllka Mujo.

Ja po tregoj dhe nje tjeter detaj nga realiteti shqiptar:

Jozefi qe ishte ne rolin e Nik , "tradheton" vellain e tij qe ishte shpallur i humbur , me te fejuaren e tij ( ajo Majlinda qe permenda une me lart).

Ah eshte nje moment kur ne mes te dasmes , nena e ketij te humburit, ngrihet dhe afrohet te Aida Shtino ( qe edhe kjo ishte nje nga dasmoret) dhe i kerkon ta ndihmoje ne gjetjen e djalit te saj te humbur duke i puthur duart. Nuk e di perse mu duk si shume e ekzagjerur perfshirja e saj ne kete film, ndoshta e kam gabim.

Do tregoj dhe nje skene dhe stop

Eshte nje moment komunikimi midis Yllkes dhe bashkeshortit te saj Rrokut , pasi keta zbulojne se Niku kishte ikur bashke me Majlinden.
Nje bisede tipike e cifteve te "percara" , qe fakti se kane femije nuk do te thote se kane intigritet apo jane familje. Nje bisede akuzuese, urrejtje e fshehur, dhimbje dhe lot ,pergjegjes per te cilin behej vetem Rroku i shkrete.

Nejse se nuk jam nje narretore e mire e di..:p

ps: Gjithsesi nje nga keto dite do te takoj dike qe i ka ndjekur xhirimet nga afer dhe shpresoj te me qartesohen disi mendimet dhe pershtypjet per kete film.


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 544 545 546 547 548 549 550 551 552 [553] 554 555 556 557 558 559 560 561 562 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.