Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)
Postuar nga misterioz datë 14 Shkurt 2006 - 23:28:
Citim:
Po citoj ato që tha Sunlight
Nuk eshte njesoj fotografia e papes me ate te nje profeti, te nje te derguari te Zotit.......
Fotografia e Papes tregonte momentin kur Papes ju be atentat.
Karikaturat jane thjesht nji preteks per te kaluar ne manifestime te dhunshme,ketu ne Belgjike u be nji protest ne Anvers e cila degjeneroj (si gjithmone )me thyerje vitrinash,xhamash makinash ,semaforesh etj...etj.Kur flitet per terrorizmin shume persona te fese islame te thone qe :nuk duhet ti fusim te gjithe myslimanet ne nje thes sepse gjoja jane disa individe te prirur per terrorizem dhe jo te gjithe.Dakort jam edhe une ,po atehere pse pothuajse ne te gjitha manifestimet hidhen parrullat :vdekje danezeve ,vdekje nordikeve etj..etj.Pse duhet te pergjithsojne gjithe popullin danez me nji reviste ,me e forta kur thone me kete rast vdekje amerikaneve ,vdekje çifuteve sepse harrojne pse kane dale te protestojne dhe yyyyyyy marrin kot.
Puna eshte se kombi arabeve eshte islamizmi ,mjafon qe dikush te beje ndonji "padrejsi" kundrejt nji myslimani dhe me vrap turma ne rruge per tu solidarizuar me vllaun e vet.Siç ndodhi ne France qe i vune flaken çdo gjeje qe ju dilte para.........por deri kur thoni ju,deri atehere kur t'ju vij ne maje te hundes njerzve ketej dhe perfundimin merreni me mend vet.
Ps.une habitem me solidaritetin e disa shqiptareve (gjoja per hir te besimit) qe tregojne ndaj arabeve,sepse atyre nuk ju plasi shume menderja per ne jo.Sa protesta jane bere ne keto vende(vendet arabe) kur ju vu flaka Kosoves prej serbeve?????
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.