Forumi Horizont Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)


Postuar nga Fajtori datë 07 Shtator 2011 - 10:31:

Nje te mire ka lorie. E pranon hapur qe feja eshte nje fiksim si gjithe te tjeret. Njerezit fiksohen pas punes, pas ushqimit, pas palestres, etj. Vetem se keto jane fiksime kalimtare dhe shoqeria ka sistem feedback per te zgjuar njerezit nga fiksimet. Perkundrazi, feja ka permasa popullore, ka ndertuar sisteme dhe institucione qe kalojne nga fiksimi ndividual per tu derdhur ne politike dhe ne shoqeri. Feja i meson njerezit te fiksohen bashkarisht (ashtu sic nacionalistet mesojne njerezir te fiksohen tek atdheu i tyre). Feja ka bere qe njerezit e fiksuar te luftojne ne luftra te shenjta. Pra, eshte evidente se fiksimi fetar eshte pjese e kultures dhe jo thjesht fiksim per palestren dhe punen. Per kete eshte me i rrezikshem sesa fiksimi individual ndaj punes, bukes dhe palestres. Me pak fjale, do ishte mire qe te dilet nga krahasimet naive te tipit "molle, dardhe dhe demokraci".

Ne te njejtin kontekst, kur rreshtohen fiksimet dhe disa konsiderohen te bazuara tek "e verteta", kjo eshte terminologji pa fund e pa krye, e bazuar tek besimi yt subjektiv. Ne kemi veshtiresi te gjejme te vertetat per gjera shume me te thjeshta (ne nje teme te forumit dhe matematika doli opinion). Ndersa ketu flitet per te verteta qe na jepkan fiksime te pranueshme, ndersa ushqimi, palestra dhe puna nuk qenkan te bazuara tek "e verteta".

Megjithate, nese njerezit kane nevoje te ndihen rehat nga ment dhe disa zgjedhin fene, kurse te tjeret zgjedhin ushqimin, punen ose palestren, kjo eshte me e llogjikshme dhe mund te gjeje dakort nje pjese te mire te diskutanteve ketu. Por "te verteta" ne keto lojra psikologjike zor se gjen. Dhe Zoti ne kete mes nuk hyn.


  Gjithsej 100 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.