Forumi Horizont | Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Sot pasdite pashe ne kinema produksionin e pare shqiptaro -serb "HONEYMOONS". Ne film paraqiten skena realitetesh paralele , ne kohe te njejte dhe vende te ndryshme , filmi gjeneron nje mesazh te pergjithshem. Skenat jane jo te plota , jo te kuruara ne detaje dhe kjo ne fillim te konfuzon , dhe mezashi i tyre ose nenkuptohet ose duhet te merret vete me mend, kurse ne fund te "shtang" me nje fund te papritur. Por ironia eshte nje "ndjenje" e shtrire gjeresisht ne kete film.
Pjesa qe me ka bere me shume pershtypje eshte kur Majlinda, nje shqiptare qe mbetet ne kufirin Italian , ne fillim gjoja ndihmohet nga nje shqiptar tjeter qe e merr ne makinen e tij. Ne gjysem te rruges ai e zbret nga makina me dhune , e godet , e plackit ,e shan dhe e le ne mes te nates ne rruge. Nje ironi e bukur ketu, ne shajme greket dhe serbet raciste ,kriminele e vrases , nderkohe qe jemi te njetet me vete kombin tone.
Filmi nuk qenka ne YT,ose ndoshta nuk di ta gjej une.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Sot pasdite pashe ne kinema produksionin e pare shqiptaro -serb "HONEYMOONS". Ne film paraqiten skena realitetesh paralele , ne kohe te njejte dhe vende te ndryshme , filmi gjeneron nje mesazh te pergjithshem. Skenat jane jo te plota , jo te kuruara ne detaje dhe kjo ne fillim te konfuzon , dhe mezashi i tyre ose nenkuptohet ose duhet te merret vete me mend, kurse ne fund te "shtang" me nje fund te papritur. Por ironia eshte nje "ndjenje" e shtrire gjeresisht ne kete film.
Pjesa qe me ka bere me shume pershtypje eshte kur Majlinda, nje shqiptare qe mbetet ne kufirin Italian , ne fillim gjoja ndihmohet nga nje shqiptar tjeter qe e merr ne makinen e tij. Ne gjysem te rruges ai e zbret nga makina me dhune , e godet , e plackit ,e shan dhe e le ne mes te nates ne rruge. Nje ironi e bukur ketu, ne shajme greket dhe serbet raciste ,kriminele e vrases , nderkohe qe jemi te njetet me vete kombin tone.
Filmi nuk qenka ne YT,ose ndoshta nuk di ta gjej une.
Tulpe do me thellosh me shume zhgenjimin apo si e ke hallin?
Po te them qe ne momentin qe fillova te hyj ne teme , doli nje "The end" aty qe ia vuri kapakun pershtypjeve te mia si film. Pa cka se luanin aktore si Timo Flloko apo Yllka Mujo.
Ja po tregoj dhe nje tjeter detaj nga realiteti shqiptar:
Jozefi qe ishte ne rolin e Nik , "tradheton" vellain e tij qe ishte shpallur i humbur , me te fejuaren e tij ( ajo Majlinda qe permenda une me lart).
Ah eshte nje moment kur ne mes te dasmes , nena e ketij te humburit, ngrihet dhe afrohet te Aida Shtino ( qe edhe kjo ishte nje nga dasmoret) dhe i kerkon ta ndihmoje ne gjetjen e djalit te saj te humbur duke i puthur duart. Nuk e di perse mu duk si shume e ekzagjerur perfshirja e saj ne kete film, ndoshta e kam gabim.
Do tregoj dhe nje skene dhe stop
Eshte nje moment komunikimi midis Yllkes dhe bashkeshortit te saj Rrokut , pasi keta zbulojne se Niku kishte ikur bashke me Majlinden.
Nje bisede tipike e cifteve te "percara" , qe fakti se kane femije nuk do te thote se kane intigritet apo jane familje. Nje bisede akuzuese, urrejtje e fshehur, dhimbje dhe lot ,pergjegjes per te cilin behej vetem Rroku i shkrete.
Nejse se nuk jam nje narretore e mire e di..:p
ps: Gjithsesi nje nga keto dite do te takoj dike qe i ka ndjekur xhirimet nga afer dhe shpresoj te me qartesohen disi mendimet dhe pershtypjet per kete film.
Flm per historine por vetem fakti qe qenka ajo Shtino brenda me mjafton per ti vene vize e kryq
meqe jemi tek filmat ti qe i shikon keto thriller e horror, nese arrin te gjesh Funny games te 1997 shikoje se ma kane keshilluar.
Regjizori eshte Michael Haneke, une i kam pare The Piano Teacher prandaj besoj se do jete mjaftueshem psikopat e kontrovers sa per te te futur friken :p
Honeymoons eshte film shqiptaro-serb (po, nacionaliste, kemi bere film me serbet), i cili u prezantua ne Tirana Film Festival para dy javesh. Nuk ka si te jete ne youtube sepse sa ka dale. Per me teper filmat shqiptare nuk i nxjerrin per shkarkim edhe kur kalojne vite, jo me tani qe dalin. Eshte fatkeqesi me vete qe pseudo-aristet tane nuk stimulojne njohjen e veprave ne internet. Pikerisht ajo qe kemi nevoje me shume, filmat moderne shqiptare, jane ato qe mezi gjenden.
Para 6 muajsh u futa te kerkoj nje kortometrazh ("24 oreshi i nje 10 mije lekeshi"). E ka bere djali i Niko Trenit, operator i njohur i kinostudios se vjeter. I shkrova emaile, kontaktova njerez qe e njohin, por prape se gjeta dot filmin.
Merre me leng, ia vara filmit, emaileve dhe Redi Trenit.
tek filmat e rinj po shihja :"takim me spartanet" me nje humor te holle dhe mjaft i kendshem per tu ndjeku////kur pas ca kohesh shoh ne reklame filmin:"300" epo thash te shoh kete filmin e ri dhe ne fakt me beri cudi si jane realizuar kaq shpejt dy filma qe kane te njejten teme,,ate te luftes heroike te 300spartaneve ne lufte kunder mijerave persianeve!!!!!!!!!!nejse filloj te ndjek kete filmin e dyte ...kur cfare te shoh.....kuptova qe "takim ma spartanet"ishte venie e plote ne loje e ketij 300,,,dhe kishin pasur shume te drejte nje film pa nivel,,me ca skena te sajuara,,levizje te ngadalta,,me sfond bezhe e kafe,,,me nje grim te shemtuar te aktoreve,,,nuk di t'ju tregoj sa me eshte shpifur.......por te pakten kuptova arsyet pse ishin tallur ne ate menyre me te dhe ne fakt filmi qe i vinte ne loje eshte mijera here me ikendshem dhe ia vlen t'a shohesh.
"A woman in berlin" nje grua ne berlin.
nje histori e vertet e mare nga ditari i nje ish gazetareje gjermane, qe tregon ne detaje perdhunimet dhe vuatjet e femrave gjermane ne ditet kur forcat ruse kane hyre ne berlin.
ka shume vite qe nuk kisha pare nje film qe per dite me radhe nuk me hiqet mga mendja.
muzika e filmit po aq e persosur, akotorja qe loz ne ket film eshte e pamundur te mos derdhesh lot dhe te biesh ne dashuri me te gjithashtu edhe ta urrejsh edhe te deshirosh vdekjen e saj per nje cast, varet si e imagjinon veten ne marrdhenie me aktoren.
ky film, personalisht mua si mashkull provokon shume emocione nga me te ndryshmet edhe nga me te errtat, nje film qe te fut ne depresione dhe nuk te del nga kujtesa kurre. nje film qe trazon ujrat e qete ne shpirtin e cdo mashkulli, te pakten ata qe menodjn si une.
ultimatly the sadest and the most beautiful moving film I have ever seen.
Pride and Glory
Coli Farrel, Edward Norton, etj.
Aktoret shume te mire por...
Sa bezdi i kam filmat qe levizin kameran gjithe kohes. Kapen te xhirimi i dores qe filmi te duket real. Bahh...
Viola di Mare - Trailer Italiano
sapo e mbarova se pari... me pelqeu.
edhe kolona zanore nga nanini
Nje histori e vertete e Sicilise ne vitet 1800. Viola di mare eshte nje lloj peshku qe nderron seks kur dashurohet dhe anxhela u dashurua me shoqen e saj dhe u be anxhelo...
Citim:
Po citoj ato që tha Agent Provocateur
Nje histori e vertete e Sicilise ne vitet 1800. Viola di mare eshte nje lloj peshku qe nderron seks kur dashurohet dhe anxhela u dashurua me shoqen e saj dhe u be anxhelo...
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.