Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 551 552 553 554 555 556 557 558 559 [560] 561 562 563 564 565 566 567 568 569 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Rivotim edhe kur mungon vetëm një votë
- Mospërputhja e shifrave vota-votues do të dërgojë kryeqytetasit edhe një herë që të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.
Në mënyrë indirekte Kolegji Zgjedhor e ka vendosur këtë gjë në momentin që ka dhënë vendimin për komunën Kolsh ku diferenca mes dy kandidatëve ishte pesë vota, ndërsa në kuti u gjendën tetë vota më shumë se sa votues.
Kolegji urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë sepse numri i votave më shumë të gjendura në kuti mund të ndryshonte rezultatin.
Në Tiranë kemi të njëjtën situatë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në kutitë e votimit janë gjendur 870 vota më shumë se sa votues.
Vetëm në kutitë e rivlerësuara nga KQZ për 117 qendra votimi të kërkuara nga Partia Demokratike dolën 357 vota më shumë se sa votues.
Duke pasur parasysh se diferenca mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Edi Rama, gjithmonë duke iu referuar shifrave zyrtare të KQZ-së është 93 vota, ndërsa numri i votave më shumë të gjendura në 485 kutitë e kryeqytetit është 870, banorët e Tiranës do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit.
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 551 552 553 554 555 556 557 558 559 [560] 561 562 563 564 565 566 567 568 569 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.