Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 552 553 554 555 556 557 558 559 560 [561] 562 563 564 565 566 567 568 569 570 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 27 Tetor 2010 - 01:50:

Zhytur ne avujt e alkolit, ne nje nate te ftohte vjeshte, ndriçuar nga llampat e kuqe qe i ulerasin henes, lemuar nga tingujt e jazz-it, fshehur nga veshgimet zgerlaqese perreth,...nje mashkull dhe nje femer gershetuar ne perqafime. Nje mashkull dhe nje femer, ne heshtjen e tyre te akullt qe ngroh senset e tyre, te perthyer nga shikimet e nje te treti mashkulli, poaq i gershetuar ne perqafimet e nje necro-femre, zhveshur ne necrobiosis e materies qe objekti i xhelozise frenetike kishte ndertuar ne qelizat e tije.
...e ndersa duart e saje te ngrohta i terheqin te zgjedhurit siper kemishen e tije te ftohte, pa u ndjere, per te rreshqitur ne brendesine e shpines, ne heshtje, me frymen e saje ngjeshur me qafen e tije, duke shtrenguar, e pastaj lemuar, e me pas shtypur, e me tutje lekundur,...per te perfunduar ne nje nekrofili te paralajmeruar te shpresave te derrmuara te vezhguesit te paftuar.

***
Une e di c'te mundon. Une e di pse te mundon. Une e di kur te mundon. Ajo femer eshte materie e vdekur ne duart e tua te gjalla. Ajo femer mundohet te stimuloje senset e tua te bllokuara me kapsllekun e retorikes te saje te mesuar per mendesh. Ajo s'eshte ti. Ajo s'mund te jete kurre ti. Por as une...ti e di.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 552 553 554 555 556 557 558 559 560 [561] 562 563 564 565 566 567 568 569 570 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.