Forumi Horizont Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 553 554 555 556 557 558 559 560 561 [562] 563 564 565 566 567 568 569 570 571 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga shelgu datë 20 Qershor 2016 - 23:26:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz


Hajde sqarim hajde Flm Shelgu por dhe une s'pretendoja te fitonte me Francen. Pjesen e pare krijuan ca emocione por e pashe qe s'vinin dot gol. Mua me pelqyen

Ca gjerash behen me inat?





Ore do ta them se nuk e mbaj dot.

Me thote nje ketu ku punoj: Shume mrie qe fituat me Rumanine, edhe une me ju isha, por dhe ma tha si per te ardhur keq, shume te shemtuar keta djemte tuaj.



eliz si thua ti, se e besoj gjykimin tend. Une ju perjigja kesaj ezmeres xhanem, I thashe qe topmodelat I kemi ndryshe, por e ndjeja qe duhet t'i kasha treguar nje barcalete ne fakt.


Glak mos u afro ketej


Postuar nga BRUNI11 datë 21 Qershor 2016 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Por na kane ushqyer me ato shenjen e dy duarve te bashkuara mbrapsh dhe me nje nacionalizem te tepruar e per me teper fallco (sepse shumica e atyre qe jane ne Shqiperi dhe qe kane bere tifozllek per Shqiperine sonte, do te donin te iknin nga Shqiperia para se te gdhinte e nesermja)!



....


Postuar nga eliz datë 21 Qershor 2016 - 02:10:


Me kujtove nje kushuri, ai thote, te gjitheve u fillojne floket poshte veshit, shqiptareve siper tij ekzagjeron cik po ka shume humor. E njejta gje me ra ne sy dhe mua po s'thashe gje, dikush prane meje e shprehu dhe tjetri ngjitur e aprovoi une e anashkalova se te vegjelve s'u duhen vene re gabimet u perqendrova te nje pase e bukur
Do na e tregosh barsaleten?


Postuar nga Glaukus datë 21 Qershor 2016 - 02:46:




hahahahah jo jo
...
nashiiiiii ate barsoleten , jo per gjo po - po na bon kurioz


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Qershor 2016 - 19:28:

Me kapi syri komentin e NS.... Une mendova se vetem ne kete menyre do integrohemi. Nje fytyre te lyer, nje flamur te ngritur, shqiponjen ne duar dhe zbavitje e jo pune. Gjithsesi, eshte nje ndienje e bukur kur degjon komentuesit e sportit ne vend te huaj te na permendin sidomos kur nuk eshte ne kontekstin negativ derisa vjen Shelgu ... hedh gurin dhe fshen barcaleten. Seriozisht ama me kete linje mendimi i bie te ngresh pyetjen pse hidhet kaq shume mund e pune per ndeshjet/lojrat olimpike e jo per science fairs? Imagjino sa fonde do te kishte per te vazhduar kerkimet, zbuluar kurime etj, advancuar perpara ne cdo fushe me nje fjale, nese trajtoheshe po njesoj si sporti. Por ja qe kjo e fundit nuk sjell zbavitje ne publik (mgjs lojtaret sidomos ata te futbollit amerikan demtohen keq). As po i hy c'shkruhet nga studimet per keto demtime, mjafton te shikosh filmin Concussion, ku permbledh bukur sec ndodh ne futboll....


Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2016 - 21:45:

Enigma, shqiperia nuk ka as kushtet ekonomike dhe as intelektin per shkence. Mire eshte ta harrojne shkencen fare, te fokusohen tek prakticiteti, edukimi profesional, gjera te thjeshta. Shkenca kerkon sforcim qe s'po e bejne dot vendet e Evropes, aq me pak Shqiperia.

NS e ka mire. Por une do pretendoja akoma me pak. Jo dedikim per Shqiperine, por mjafton mos merrnin preshin kot per nje gol. Ok, te gjithe ishim me skuadren tone, luajten bukur. Po mediat po shkojne ne delir total. Dje ne mjes Top Channel shkruante me te madhe "Fitore Shqiperia", dhe behej fjale per fitoren qe po dalim nga Euro 2016 me civilizim dhe nje ndeshje te fituar. Ama ishte fjala per eliminim, per humbje. Epo dreqi ta haje, nje gol te lodhur beme, vertet Portugalia nuk fitoi asnje ndeshje, po beri gola sa te duash, u ndesh tamam. Si mund te kaloje turin nje skuader qe ne 3 ndeshje u rrah dy here dhe beri vetem nje gol qe i dha nje fitore. Apo nje skuader qe humbte rastet me porte bosh.

Ja kaq kisha, sikur mos marrin preshin shqiptaret mire do ishte. Ka arritur deliri qe eliminimin e quajne fitore.


Postuar nga robert datë 24 Qershor 2016 - 16:13:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
pse hidhet kaq shume mund e pune per ndeshjet/lojrat olimpike e jo per science fairs?

Sepse kapitalistet shqiptare kane kapitale akoma te vogla dhe si te tilla duan ti rrisin sa me shpejt. Kjo arrihet me ndertimet e banesave, ne telekomunikacion, tani mini-hidrocentralet dhe tek sporti per ata pak qe kane aty kapitalet e tyre. Ka dhe investime ne shkence, si p.sh. ca laboratore analizash te ndryshme, ku paguhet ne kesh e te cilet besoj duhet te jene rentabel per arsyen e mire te shtimit te semundjeve ne Shqiperi. edhe une mendoj ne te ardhmen te investoj ne shkence ne Shqiperi, duke ngrejtur nje lloj krematoriumi modern, per faktin se vdekjet kane prioritet ne ate vend dhe tokat per varreza jane ne pakesim.


Postuar nga robert datë 24 Qershor 2016 - 16:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Enigma, shqiperia nuk ka as kushtet ekonomike dhe as intelektin per shkence. Mire eshte ta harrojne shkencen fare, te fokusohen tek prakticiteti, edukimi profesional, gjera te thjeshta. Shkenca kerkon sforcim qe s'po e bejne dot vendet e Evropes, aq me pak Shqiperia.
Ja kaq kisha, sikur mos marrin preshin shqiptaret mire do ishte. Ka arritur deliri qe eliminimin e quajne fitore.


Dakort, vetem se une nuk e kuptoj dot lidhjen e paragrafit te pare me ato dy te tjeret!?! Pse marrja me shkence qenka molle e ndalume per Shqiperine!?! Apo sepse Erdoganua e ka per momentin ne xhepin e vogel kete vend!?!


Postuar nga shelgu datë 24 Qershor 2016 - 21:08:

Citim:
Po citoj ato që tha robert

Dakort, vetem se une nuk e kuptoj dot lidhjen e paragrafit te pare me ato dy te tjeret!?! Pse marrja me shkence qenka molle e ndalume per Shqiperine!?! Apo sepse Erdoganua e ka per momentin ne xhepin e vogel kete vend!?!



Jo Robert.
Shqiperine e ka kapitali i madh, kur t'i vije koha per ta pasur fatkeqesisht, por kapitali i madh ka edhe Turqine, Greqine, Europen lindore, vendet arabe etj etj. Ky eshte globalizimi. Dmth kapitali i madh ka vetem dy rruge: ose te kam, ose te prish per 100vjet sa te te vine mente e te vish tek une me deshire.


Postuar nga ~Enigme~ datë 24 Qershor 2016 - 21:22:

Bobo e mire mos i shikoni kaq tym gjerat... Kam besim ne njerezit aty qe punojne me impenjim dhe perkushtim! Ne qe jemi larg vetem llogje bejme. E fundit qe me kapi syri ishte per vrerin e administratores qe kishte keqtrajtuar femijen. Me mire vepra them une se sa vrer. Prandaj edhe te mbeshtetesh ekipin tend ne stadium s'me duket keq. Te pasqyrosh nje mesazh pozitiv qe s'te ben keq ne fund te fundit pasi ekipi dhuroi emocione dhe zbavitje prape s'me duket per te alarmuar.

Qenkam keqkuptuar... Fundja, pse mos na shkoje mendja per Shqiperine per te investuar diku pervec ndertimit!!!! Mesazhi i pare tim me pyetjen qe ngrita s'kishte te bente direkt me Shqiperine. ....Po mendoja se cfare mbeshtetje te forte ka sporti (qofte dhe kinematografia( ne krahasim me shkencen, artin, teatrin....Mos flasim per xhepat e menaxhereve dhe ekipit mbeshtetes. A ka sistem diku me gjere se Shqiperia qe te blihen bileta per ne "stadium" nga qytetaret per te pare konkurimet se kush shkencetar do ja dali ne krye? Me nje fjale vete qytetaret te kontribojne per akvitetet e shkencave si me para si me tifozllek? Jo, nuk ka. Poshte qytetaret!

ps. Robert - Ja ideja u gjend, tani a ta mban e ke neps te kthehesh e te punosh aty?

Mendim Casti tjeter.....Sikur Borris te behet PM dhe Trump president!!! Ku do shkojme pastaj!


  Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 553 554 555 556 557 558 559 560 561 [562] 563 564 565 566 567 568 569 570 571 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.