Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 554 555 556 557 558 559 560 561 562 [563] 564 565 566 567 568 569 570 571 572 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Re: Rivotim edhe kur mungon vetëm një votë
Citim:....harrojeeeeeee kush do ti drejtoje edhe njhere drejt kutive te votimit? gjithsesi..per mua ta marri kush te doje koha ehste e maskarenjve..pastaj ti meqe ke idhull edin po te them dhe qe po u bene serisht votimi do fitoj Luliu e sigurt qe po....ke te gjithe rrethinat e tiranes qe administrohen nga komunat por votojne ne bashkine tirane se ashtu i kane ndare hesapet...per ke do te shkojne keto vota ne thonjeza thua ti?...ti vizio me ngjan me nje romak idealist ne romen e pas vitit 495 te eres tone qe kerkon zgjedhje ne rome nen pushtimin e visigoteve
Po citoj ato që tha Vizioner
- Mospërputhja e shifrave vota-votues do të dërgojë kryeqytetasit edhe një herë që të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.
Në mënyrë indirekte Kolegji Zgjedhor e ka vendosur këtë gjë në momentin që ka dhënë vendimin për komunën Kolsh ku diferenca mes dy kandidatëve ishte pesë vota, ndërsa në kuti u gjendën tetë vota më shumë se sa votues.
Kolegji urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë sepse numri i votave më shumë të gjendura në kuti mund të ndryshonte rezultatin.
Në Tiranë kemi të njëjtën situatë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në kutitë e votimit janë gjendur 870 vota më shumë se sa votues.
Vetëm në kutitë e rivlerësuara nga KQZ për 117 qendra votimi të kërkuara nga Partia Demokratike dolën 357 vota më shumë se sa votues.
Duke pasur parasysh se diferenca mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Edi Rama, gjithmonë duke iu referuar shifrave zyrtare të KQZ-së është 93 vota, ndërsa numri i votave më shumë të gjendura në 485 kutitë e kryeqytetit është 870, banorët e Tiranës do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit.
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 554 555 556 557 558 559 560 561 562 [563] 564 565 566 567 568 569 570 571 572 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.