Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 554 555 556 557 558 559 560 561 562 [563] 564 565 566 567 568 569 570 571 572 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Para disa diteve,kisha shkruar dicka qe...mu rikthye ne mendje e gjithe kjo..pas telefonates se para disa minutave....
Dashurine e mire dhe ate qe zgjat pergjithmone duhet ta kerkosh,dhe jo te presesh qe te vije vete & te bjeri nga qielli...
....Kjo thenie mu kujtua kur e ritakova ate...mikeshen time qe e njoh prej vitesh...Mu kujtua shprehja kur pashe si i ndriconin syte,kur me tregonte unazen qe mbante ne gisht..: Me kerkoi te fejohemi,tha.....Do martohemi ndoshta para vitit te ri...U lumturova per ate,sigurisht,me ne fund e gjeti ate qe kerkonte prej kaq shume vitesh...Mu rikujtua si film para syve te gjitha historite qe me tregonte sa here shiheshim..sesi e humbja kur me pyeste me emra,po kete e njeh,po ate e mban mend...Te gjithe persona qe ajo kishte shume simpati,por qe ngeli vetem ne kaq..simpati...Qeshja me te madhe kur me thoshte ndonje emer,dhe me thoshte oh po ti e njeh...e njeh moj shume mire :p...Une hapja syte dhe i thosha prit te shoh listen njehere se e kam humbur fillin qe ke emri i dyte....E ajo nuk reshti se kerkuari (ne ndryshim nga mua,qe pres te bjeri nga qielli,dhe rri duarkryq)...Ajo iu qep asaj ndjenje e armatosur me nje deshire te cmendur per te qene e lumtur....dhe lidhej pas cdo pjeseze,copeze,kujtimi,njeriu qe mund ta bente te lumtur...Dhe tanime e kishte arritur kete qellim...dhe nuk kam pare sy me te lumtur dhe me te dashuruar...Sy qe shkelqenin dhe qeshnin me te madhe....Nje krenari e kishte mbuluar ne fytyre,kur thoshte : Ai me kerkoi te fejoheshim...dhe here pas here me tregonte unazen....Unazen e bleu vete ai tha..a nuk eshte e bukur...Dhe une prape qeshja tani....por jo per listen e se shkuares...por lumturohesha me lumturine e saj te momentit dhe perfytyroja sesa e lumtur do ishte ne te ardhmen...Ajo e kishte gjetur ate qe kerkonte...dhe une JAM SHUME E LUMTUR PER ATE....
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 554 555 556 557 558 559 560 561 562 [563] 564 565 566 567 568 569 570 571 572 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.