Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5650 5651 5652 5653 5654 5655 5656 5657 5658 [5659] 5660 5661 5662 5663 5664 5665 5666 5667 5668 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Piktor datë 22 Shkurt 2017 - 19:04:

Deri diku ke të drejtë fajtor, nuk po e zgjas me pse e si apo qysh por po shtoj ca mendime dhe një shembull real kuptimplotë.
Që shoqëria jone është e prapambetur kjo nuk do shumë.
Faktorë jemi të gjithë për situatën ku ndodhemi.
Më zemër në dorë më duhet të pranoj se niveli ynë shoqëror sillet rreth 0 absolute.
Faji nuk është jetim ashtu sikurse nuk mund të vësh gishtin tek një pikë e vetme.
Policia qe duam do lekë.
Gjykatat po.
Spitalet gjithashtu saqë dridhem kur më kujtohet thënia e një njeriut tim të varfër ekonomikisht që ishte e detyruar qe ti falte infermieres dy mijë lekë që te bënte ne mënyre humane serumin etj. Po ti nuk ke lekë i thashë... Për hir të së vërtetës kjo ka ndodhur ne kohen e Berishës Km.
Po kështu në këtë kohë, një shok imi më tregonte një histori personale, duke shfryrë kundra shtetit. Vëllai im ka vjedhur një trapon e përveçse hëngri një dru të mirë nga policia e mbajtën një vit e ca muaj të tërë pa dalë në gjyq ngaqë e dinin se ka dy vëllezër në emigracion e do hedhin ndonjë lekë për atë. Mirpo ai ngaqë mendonte se nuk mund ta dënonin me burg e la pas dore ashtu dhe vëllai tjetër e kaloi një vit i tërë.
Këto dy shembuj të mësipërm nuk janë asgjë krahas kësaj që u ka ndodhur dy njerëzve të mi.
Ata, burrë e grua në moshë te thyer po ktheheshin nga një mort. Rruges u mbaron benzina e motorit dhe vazhdojnë në këmbë. Nëse ke parasysh rrugën e plazhit të Patokut deri ne Laç është goxha rrugë karaburanti më i afërt është ne Fushkuqe. Makina lart e makina poshtë si nuk u ndal njeri ti ndihmonte?!!! Në fakt pas gati një orë të mirë në këmbë duke shtyre motorin një makinë u ndal!!! Mirpo ata ishin të huaj dhe nuk po kuptoheshin, me ndihmën e një kalimtari kuptuan që ata donin ti ndihmonin. Ashtu u bë.
Morën plakën në makin deri në Fushekuqe dhe mbushen një bidon me benzinë.
Nuk ka nevojë per moral por ndihem edhe une në faj se them ndoshta as unë nuk do ti kisha ndihmuar këta të gjorë...


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 5650 5651 5652 5653 5654 5655 5656 5657 5658 [5659] 5660 5661 5662 5663 5664 5665 5666 5667 5668 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.