Forumi Horizont | Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 557 558 559 560 561 562 563 564 565 [566] 567 568 569 570 571 572 573 574 575 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Lojrat Gulen - Erdogan i kupton edhe bebja. Jane lojra te perdorura nga shume te tjere me pare. Turqia perdor te gjitha lojrat dhe guret, si e si ta ndaje Kurdistanin, por edhe tu lere sa me pak kurdeve. E pas kesaj te vazhdoje rrugen me tej si Turqi e fuqishme, keshtu dhe kokat e politikanve te shpetojne perpara atij nacionalizmi dhe fanatizmi te semure qe ka ky vend.
Por problemi i Shqiperise eshte me i thjeshte. Me kete rast Shqiperia duhej ti mbyllte te gjitha shkollat turke, ose te linte vetem nje, sepse fryma pro-perendimore eshte kthyer ne fryme pro-islamiko-turko-arabe. Nuk e di pse ky vend i lejon ti shpetojne situata te tilla per tu cliruar nga disa vargonj mesjetare!?
Me paska mare malli per keto faqet e verdha.☺
E kam thene dhe here tjeter, pa vrare nja 2000 shqiptare nuk behet Shqiperia:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E kam thene dhe here tjeter, pa vrare nja 2000 shqiptare nuk behet Shqiperia:
Nganjehere mendoj sikur vetem femijeria me lidh me Shqiperine. Pasi jeton me dekada te tera jashte shtetit merr nje formim tjeter mendimesh + kulture. Te pakte jane njerezit ne Shqiperi qe kane nje kulture perendimore. Nje popull ordiner dallohet se i con gjerat politikat ne ekstrem ne cdo lloj sistemi. Ky eshte realiteti, unfortunately.
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Me paska mare malli per keto faqet e verdha.☺
Fajtori: E kam thene dhe here tjeter, pa vrare nja 2000 shqiptare nuk behet Shqiperia!
Deri tani jane vrare nja 4-5 mije apo me shume! Mirpo ja qe Shqiperia akoma terhiqet zvarre! Pa diskutim qe ligjet ndaj kriminelve duhet te jene me te forta dhe te zbatueshme. Por duhet te ekzistoje edhe shpresa per nje jete me te mire aty ne Shqiperi. Kjo shprese duket e vagullt gjate ketyre dy dekadave te fundit, per t'mos thene qe ka qene ne shuarje e siper. Investimet ne ekonomi nuk kane as vend dhe as kod ligjor per tu zbatuar. Tokat jane zene! Ku do investosh?! Keshtu kryeministri ka nxjerre ca ligje anti-kushtetuese, anti-njerezore dhe anti-europiane, ku ai eshte kryetari i investimeve (gjoja) strategjike, per kete pune u hyn tani ne pjese pronarve te vendeve te bukura turistike, vende keto te cilat nuk jane prishur akoma, si pjesa tjeter e Albanistanit, duke futur disa investime firmash mafioze, thjesht sa per te mbushur disa vrima ne buxhetin e shtetit, dhe ne djall vafte bukuria e natyres shqiptare! Gjynaf, ai vend veshtire te behet! Eshte brumi i popullit i tille, brum materialist! E sidomos keto dy-tre dekadat e fundit, ku ky brum eshte perzier akoma me shume me brum turko-islamik, (dhe jo me brum turko-europian, i cili keshtu qe keshtu eshte mpakur edhe ne vete Turqine e sotme), per pak leke te qelbura me ere korrupsioni.
Dy pika:
1. Ideja nuk eshte te vriten shqiptaret si ti bjere, por te vriten ato 2000 veta qe bejne krime dhe korruptohen. Ideja eshte e thjeshte, duhet kthyer denimi me vdekje me referendum, dhe te denohet me vdekje, pikesepari, cdo punonjes i shtetit qe abuzon. Policia e shtetit sado qe mundohet nuk ndahet dot nga krimi, pothuajse cdo krim ka brenda ndonje ish-polic apo ish-ushtarak. Shpesh jane krahu i partise qe bie nga pushteti qe prodhon kriminelet. Ne rastin e grabitesve te Rinasit ishte e qarte qe ish-punonjes te shtetit u kthyen ne kriminele. Ata duhen vrare te paret. Ata kane pedorur trajnimin e shtetit dhe njohurite e brendshme per te bere krime, prandaj duhen vrare. Te dije cdo njeri qe kur del nga shteti dhe fillon ben krime rrezikon vdekjen. Vetem keshtu mund te ndahet krimi nga shteti, dhe mund ti jepet dore atyre qe kane akoma moral dhe duan te ndertojne shtetin.
2. Feja dhe prejardhja islamike ka pak te beje. Nuk kam vene re ndonje korrelacion mes islamit dhe korrupsionit, as midis krimit dhe myslimaneve. Renia e moralit shqiptar nuk ka rrenje ne fe. Feja eshte vetem simptome e humbjes se busulles se shqiptareve, prandaj kane filluar ngrene prapanicen per te respektuar zotin. Per 50 vjet partia zevendesoi zotin, tani nuk ka me parti dhe nuk ka asgje ku te besojne, prandaj i jane kthyer fese.
Deri diku ke të drejtë fajtor, nuk po e zgjas me pse e si apo qysh por po shtoj ca mendime dhe një shembull real kuptimplotë.
Që shoqëria jone është e prapambetur kjo nuk do shumë.
Faktorë jemi të gjithë për situatën ku ndodhemi.
Më zemër në dorë më duhet të pranoj se niveli ynë shoqëror sillet rreth 0 absolute.
Faji nuk është jetim ashtu sikurse nuk mund të vësh gishtin tek një pikë e vetme.
Policia qe duam do lekë.
Gjykatat po.
Spitalet gjithashtu saqë dridhem kur më kujtohet thënia e një njeriut tim të varfër ekonomikisht që ishte e detyruar qe ti falte infermieres dy mijë lekë që te bënte ne mënyre humane serumin etj. Po ti nuk ke lekë i thashë... Për hir të së vërtetës kjo ka ndodhur ne kohen e Berishës Km.
Po kështu në këtë kohë, një shok imi më tregonte një histori personale, duke shfryrë kundra shtetit. Vëllai im ka vjedhur një trapon e përveçse hëngri një dru të mirë nga policia e mbajtën një vit e ca muaj të tërë pa dalë në gjyq ngaqë e dinin se ka dy vëllezër në emigracion e do hedhin ndonjë lekë për atë. Mirpo ai ngaqë mendonte se nuk mund ta dënonin me burg e la pas dore ashtu dhe vëllai tjetër e kaloi një vit i tërë.
Këto dy shembuj të mësipërm nuk janë asgjë krahas kësaj që u ka ndodhur dy njerëzve të mi.
Ata, burrë e grua në moshë te thyer po ktheheshin nga një mort. Rruges u mbaron benzina e motorit dhe vazhdojnë në këmbë. Nëse ke parasysh rrugën e plazhit të Patokut deri ne Laç është goxha rrugë karaburanti më i afërt është ne Fushkuqe. Makina lart e makina poshtë si nuk u ndal njeri ti ndihmonte?!!! Në fakt pas gati një orë të mirë në këmbë duke shtyre motorin një makinë u ndal!!! Mirpo ata ishin të huaj dhe nuk po kuptoheshin, me ndihmën e një kalimtari kuptuan që ata donin ti ndihmonin. Ashtu u bë.
Morën plakën në makin deri në Fushekuqe dhe mbushen një bidon me benzinë.
Nuk ka nevojë per moral por ndihem edhe une në faj se them ndoshta as unë nuk do ti kisha ndihmuar këta të gjorë...
Kultura ime
Sa me shume i largohem kultures mesdhetare, aq me shume me merr malli per te.
Sidmoso ushqimi: bka e bere prej duarve te mamit, qoftet, byreku me spinaq dhe djath, kenget shqiptare dhe gjuha shqip. Prandaj dhe bleva nje makine buke dhe dje pas nje kohe shume te gjate gatova qofte.
Ketu ku jetoj nuk ka asnje shqiptar.
Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 557 558 559 560 561 562 563 564 565 [566] 567 568 569 570 571 572 573 574 575 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.