Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Me ka marre malli qe jetes ti jap nje kuptim. Po shikoja nje film dhe me vete mendoja stilin e jetes sot. Pa ideale, pa qellime te cilat te vlejne jeten. Bejme pjese ne nje bote "te zhvilluar" ku njerezit vdesin me se shumti nga semundjet. Ne, emigrantet, ngjajme me viruse qe jetojme ne trupin e qenies perendimore. Duam qe Shqiperia jone ti ngjaje perendimit, por vetem duam, mbase idealet tona i leme ne endrra..., jeten ja kushtojme mbijeteses se perditshme. Pune, shtepi, shkolle, fatura per tu paguar... ehhh ne fund hyjme dhe neve ne rrjedhen e jetes prej roboti te ketij populli "te zhvilluar". Jetojme per te jetuar dhe vdekja shpesh nuk mbart asnje mesazh, vec humbjes se nje roboti qe punonte ne kete bote. Me merr malli per ato kohera, kur mosha mesatare ishte 20 vjec, kur nje semundje te trembte me shume sesa nje shpate. Me merr malli per ato kohera kur njerezit vdisnin me nje ideal dhe rronin per ate ideal. Me merr malli per njerez qe jeten ja kushtojne dickaje, dhe kjo jo thjesht ne menyre figurative.
Besoj se njerez te tille ekzistojne, por jeta sot rrezikohet larg syve tane. Mund te jene idealiste qe luftojne per vendin e tyre dhe ne i therresim "terroriste", mund te jene ushtare qe mbrojne me sinqeritet nje ideal. Nuk e di tamam ku ti gjej. Degjoj neper lajme sulmet kamikaze por nuk i kuptoj. Pastaj vjen nje cast, nje reflektim brenda meje, nje deshire per te dale nga fijet e Matrix, dhe kuptoj se sot ka akoma njerez qe jeten ja dedikojne dickaje. Por une jam larg, jam ne kupolen perendimore te mbrojtjes ndaj raketave, te ekonomise dhe finances, te soap-operave dhe televizionit; Shkurt jam ne kupolen e Truman Show. Miresevini forumiste.
###########################
P.s. Nese dikush kujton se shikon realitetin atehere do doja ti perplasja ate qe ndodh ne lindjen e mesme. Do doja te beja nje rezyme te luftes ne Irak, te bombave inteligjente qe vrasin femije te pafajshem sepse komandohen nga njerez pak inteligjente. Te agjensive te inteligjences qe kane 1 vit qe nuk kapin dot personin e botes jo-inteligjente, Bin Laden.
Jam i rrethuar nga informacione ne boten e informacionit. Sot fuqia e dyte eshte tek mediat, pas qeverive. Atehere mbush syte e mi me informacione, por nuk e kuptoj pse syte me mbyllen gjithmone e me shume. Kuptoj qe gjysma informacioneve me jane kthyer ne sklepa, dhe syte duhet ti laj. Mesa duket bota e informacionit prodhoka dhe ndotje informative, u dashka krijuar nje sistem pastrimi per syte...
Ehhh, nje pyetje me mundon akoma. Ku e gjen te drejten Truman, qe brenda ne kupolen e tij te gjykoje zjarret dhe katastrofat qe ndodhin diku jashte, ne nje bote ku nuk ka qene kurre, i fryre nga informacionet qe shikon ne televizor ???????
Mbase kjo pergjigje eshte aq retorike sa dhe e veshtire. Di te them se nje turme njerezish te qerruar nga sklepat e informacionit nuk perbejne popullin per nje kohe te gjate. Di te them se nacionalizmi amerikan eshte vetem nacionalizem, ashtu sic ishte ai Hitlerian dhe ai Bolshevik. Di te them se jetojme ne nje bote te globalizuar ku nacionalizmi i tepruar eshte ofendim per komshiun, ashtu si fjalet e Umberto Bossit jane ofendim per miliona shqiptare e te huaj. Di te them se nje sistem qe qerron publikun eshte si nje makine qe nuk mirembahet kurre; Kuptohet qe heret a vone nje ingranazh do thyhet dhe kur shteti punon si makine nje ingranazh i thyer ndalon gjithe jeten e atij shteti, ashtu sic ndaloi jeten shqiptare ne vitin 90. E pra, ne boten unipolare ku jetojme duhet te shikojme pak me larg se poli i vetem i magnetit qe na terheq. Te mos behemi gozhda per nje magnet por gjilpera te nje busulle.
Naten e mire njerez te mire. Gezuar vitin e ri.
Te keqinjte i uroj vitin tjeter.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.