Forumi Horizont Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)


Postuar nga amor alucius datë 28 Maj 2008 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
.Historite shume here kane treguar, qe reagimet dhe mendimet e individeve, qe jetojne jashte nje vendi, kane luajtur nje rol shume te madh historik ne levizjet vendimtare te nje populli, jo vetem atij shqiptar, por te cdo populli, grek qofte ai, italian apo francez, rus etj.

Token e punojne bujqit c'eshte e verteta, por edhe roli i milingonave ka rendesine e vet........



Dhe e di pse, Kotka? Sepse kur nuk jeton ne Shqiperi ke nje vizion me te gjere te realitetit, ke masa krahasuese. Njeriu duhet te njohe realitete te tjera, te jete nen dinamiken e tyre qe pastaj te beje ndryshime.
Emigrantet jane shtresa me guximtare e popullsise; jane njerezit qe kane luftuar me thonj per ate qe deshen, nuk zgjodhen rrugen me te rehateshme, korrupsionin shqiptar. Sidoqofte, individet qe kane qene/jane pjese e ingranazheve te korrupsionit ne Shqiperi nuk mund te pranojne ndershmerine e atyre qe zgjodhen nje rruge tjeter. Mesa duket, ne mentalitetin shqiptar, e vetmja gje qe ka rendesi eshte te besh para, e paraja(sipas te njejtit mentalitet) iu jepka te drejten t'i bien me shqelm cdo vlere njerezore PA u gjykuar nga te tjeret.

Dritan Hoxhes mund t'i hedhin lule siper sepse ka ka pasur mundesite financiare per te qene inovator ne fushen e medias. Jo sepse mund te kete qene ndonje burre i mire, shembull i mire per brezin tjeter.

Te mbrosh nje personazh ngaqe vertete beson ne miresine e tije, ne vlerat e tija njerezore eshte nje gje por te mbrosh nje njeri vetem sepse ai njeri pasqyron bindjet politike vetjake eshte TURP.


  Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.