Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)
Postuar nga robert datë 12 Qershor 2016 - 22:33:
Citim:
[i]ata mund te jepnin nr e telefonit te gazetarit dhe jo te familjes drejtperdrejt. dhe sa per dieni personi mbas telefonit mund te identifikohet shume lehte pas nje bisede sado te shkurter. [/B]
Per nje moment po e pranojme kete llogjike. Personi pas telefonit eshte nje keqberes qe e keqperdoron nr. e tel. te gazetarit, duke i rene kohe e pa kohe, per ta shqetesuar, pse jo edhe kercenuar. Pra!?... Por nese nr. i tel. te gazetarit (i zyres) apo dhe e-maili i tij jane te publikuar ne nje faqe interneti, te x-y medias, atehere kerkuesit te nr. i rekomandohet kjo faqe, ose ndihma me e madhe eshte dhenia e e-mailit.
Zakonisht, kendej nga perendimi mbi 90 % e gazetarve dhe 100% e gazetave kane adresat e e-maileve te tyre ne internet. Ndersa ne Shqiperi mund te gjesh vetem 10% te adresave te e-maileve te gazetarve dhe rreth 40% te adresave te e-maileve te gazetave, pasi nje pjese e tyre jane te bllokuara apo te paperdorura. Kete e kam nga eksperienca ime, ne kontaktet qe kam tentuar te bej tre-kater here me keto gazeta.
Per ta thjeshtuar problemin e per ta vene sejcili veten ne nje raport me keto kontakte dhe kerkesa informimi, te kujdo qytetari qofte, duhet te trajtojme me mire vetem tentativat e kontakteve me e-maile, pasi dhe mendimi i sejcilit pastaj, per te gjykuar nje rast te tille, eshte me i lehte dhe i sigurte.
Po nejse, une e dhashe ketu me lart rastin tim te tentatives per te kontaktuar me e-mail, por nuk eshte e thene te marr patjeter nje mendim per kete rast, nese (c)ndokush nuk interesohet apo nuk e ndjen se ka vertet nje mendim per te dhene. Kjo eshte llogjike.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.